Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, në fjalimin e tij sot në konferencën e ASHAM-it tha se ata të cilët janë kundër marrëveshjes dhe referendumit le të tregojnë se me çka do ta zëvendësojnë, le të ofrojnë alternativë si do të funksionoi shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndarja tek populli maqedonas, Andov thotë se është nga izolimi politik. Izolimi politik, mendon se ka nacionalizëm të zëshëm dhe patriotizëm të lirë.

“Dua t’i kthej vëmendje edhe udhëheqësit të opozitës, të cilët janë të ri dhe qëllim mirë, dëshirojnë t’i shërbejnë popullit të tyre, të mos e gëlltitin vezën në kursin e izolimit të Maqedonisë nga vlerat perëndimore. Por këtë Mickoski duhet shumë ta mendoj”, tha Andov.

Ai e përsëriti edhe premtimin e opozitës për bërjen e marrëvehsjes së re me Greqinë.

“Me kë do të bëjnë marrëveshje? Me Tsipras nuk munden, ai këtë marrëveshje e bëri. Me Kombet e Bashkuara nuk munden, edhe ato e nënshkruan këtë marrëveshje. Me Mitsotakis dhe Kammenos? Ata janë partnerët e tyre, Mitsotakis dhe Kammenos mendojnë se Maqedonia është greke dhe se emri e këtij vendi nuk mund ta mbajë këtë fjalë. Për këtë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm para çka gjendemi. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia shumë gjatë të qëndroj dhe të gjithë si qytetarë të barabartë të kenë perspektiv, për të mos u frikësuar nga e ardhmja e fëmijëve të tyre”, tha Andov.

Loading...