Kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov, thotë se është joserioze të tërhiqet paralele mes aktiviteteve të bashkësisë ndërkombëtare para referendumit të 30 shtatorit dhe periudhës para mbajtjes së referendumit të pavarësisë në vitin 1991.

Andov thotë se atëherë Maqedonia ka qenë nën shtet tjetër, referendumi është mbajtur në Jugosllavi, ndërsa tani ka kryeministër, qeveri, president dhe Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Atëherë ishim në shtet tjetër, referendumi u mbajt në Jugosllavi. Maqedonia nuk ishte pranuar ndërkombëtarisht, për shkak se nuk mund të pranonte mysafirë të njohur. Atëherë nuk dëshironte të na vizitonte askush, ndërsa tani është ndryshe. Kemi kryeministër, shtet të pavarur, president dhe Kuvend”, tha Andov./Telegrafi/

Loading...