Maqedoni

Anëtarë dhe ekspert të shumtë i bashkëngjiten Lëvizjen BESA, priten përçarje të reja në BDI

besa-bdi-560x360

Së fundmi po vërehet një ristrukturim i gjithëanshme i Lëvizjes BESA dhe përforcim i degëve të kësaj partie. Rritjen e BESËS në terren e dëshmoi edhe anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku thuhej se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare për Lëvizjes BESA do të kishin votuar 7 për qind e qytetarëve, ndërsa po aq edhe për BDI-në.
Kohë më parë eksperti dhe profesori Arafat Shabani nga Gostivari i është bashkëngjitur strukturave të Lëvizjes BESA në Gostivar, ndërsa po ashtu një gjë të tillë e ka bërë edhe njëri prej ekspertëve më të suksesshëm në sektorin e zhvillimit ekonomik lokal, Asaf Ademi.
Kjo tendencë e rritjes së Lëvizjes pos se në Gostivar vërehet në të gjitha strukturat e BESËS.
Ndërkohë, pas zgjedhjeve parlamentare, po ashtu edhe pas publikimit të anketës së IRI-t shumë anëtarë të BDI-së e lëshojnë këtë parti, andaj disa burime brenda BDI-së thonë se edhe funskionarë të lartë të kësaj partie pritet të dalin nga kjo parti.

Përfaqësuesit e Lëvizjes BESA që para zgjedhjeve dhe pas në vazhdimëse janë në kontakte me popullsinë vendase gjithandej Maqedonisë, ata thonë se nuk kanë nevojë anketa t’ua tregoj ralitetin, pasi janë në terren dhe po shohin një rritje të dyfisht të përkrahjes ndaj Lëvizjes BESA, sepse strukturat e BESËS janë me popullin në çdo kohë dhe moment./rrugadrejt.com

To Top