Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i cili ditë më parë PDK-në e ka quajtur parti të natës, kurse për LDK-në ka thënë se është parti e ditës dhe institucionale.

Në reagimin e tij Cakolli ka thënë se nënkryetari i LDK-së, parti me të cilën PDK janë në bashkëqeverisje është person kontrakditorë.

Ai ka thënë Lutfi Haziri kur i ka punët ngushtë hidhet në krahë të PDK-së, ndërsa atë e sulmon për nevoja populliste.

“Sigurisht që LDK është parti serioze dhe institucionaliste, ama në gjirin e saj madje edhe në nivele të larta ka edhe njerëz kontradiktorë siç është z.Lutfi Haziri, të cilit kur i vijnë punët ngushtë hidhet në përqafim të PDK-së e kur ka nevojë për populizëm dhe ofrim me njerëz naiv, sulmon PDK-në”.

“Po ja rikujtoj z.Haziri se në të kaluarën jo në pak raste ka thur elozhe për PDK-në dhe udhëheqësit e PDK-së”, ka thënë Cakolli në reagimin e tij.

Nënkreyetari i LDK-së, Lutfi Haziri ditë më parë duke folur për koalicionin dallimet mes dy partive në koalicion PDK-LDK, ka thënë se këto dy parti kanë dallime të mëdha si “nata me ditën”.

“Sa i përket dallimit mes LDK-së dhe PDK-së, kjo është si nata me ditën. LDK është parti e ditës, PDK është parti e natës”, kishte thënë Haziri.

E sa i përket deklaratave të tij, se koalicioni i PDK-LDK është koalicion i zorit dhe për letra, Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së ka thënë se nëse Haziri nuk ndihet i kënaqur le të kërkon shkurorëzim.

Sa i përket konstatimit te Lutës se ky koalicion aktual qeverisës është koalicion për letra, edhe unë mendoj se ka te drejt Luta.

“Dëshirojë me ja përkujtua Lutes, se ne ( PDK ) jemi ata qe i kemi pas letrat, e jemi munduar me ju qit ne selamet juve ( LDK ), u kemi pas bërë letrat. Po qysh po shihet na s’kemi pyet shumë se kujt po ja bëjmë letrat, ose msiti nuk ka qenë korrekt se qysh ne fillim s’na keni dal bash “sagllam”.

z.Lutfi Haziri, si njëri nga nënkryetarët e LDK-së, nëse mendon se partneri pra PDK është parti e natës dhe nuk po të “kënaqë” sa duhet, jemi në kohën moderne, në demokraci, kërko shkurorëzim”, ka thënë Cakolli në reagimin e tij.

Loading...