Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik Petar Andevski pas takimit me Katica Janevën tha se e ka kërkuar  lëndën  për rastin “Puçi” nga Prokurorja Speciale Katica Janeva , si dhe shpjegimin se pse  padia është tërhequr, transmeton televizioni 21.

“Neve na duhen pjesë nga lënda nga e cila mund të vërtetojmë pse lënda është tërhequr. U morëm vesh të kemi edhe një takim tjetër me pesë prokurorët tjerë të PPS-së javën e ardhshme “ tha Anevski.

Janeva asgjë nuk deshi të komentojë.

Loading...