Angela Merkel ka bërë thirrje për një ndalim të burka-s në Gjermani dhe tha se kriza e refugjatëve “nuk duhet të përsëritet”, duke folur rreth një mandati të katërt si kancelar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, duke iu drejtuar partisë së saj konservatore Bashkimi Demokratik Kristian (CDU), zonja Merkel tha se ajo do të mbështesë një ndalim mbarëkombëtar për mbulesën islamike që mbulon fytyrën.

“Mbulesa e plotë e fytyrës duhet të ndalohet, kudo që është e mundur ligjërisht”, ka thënë ajo para delegatëve në Essen, duke shkaktuar duartrokitje entuziaste.

Thomas de Maizière, ministri gjerman i Brendshëm dhe një nga aleatët më të ngushtë të zonjës Merkel, në muajin gusht u deklaruar pro propozimit të një ndalimi të pjesshëm të burka-s.

Ai tha se ligji do të zbatohet në “vende ku është e nevojshme për bashkëjetesën e shoqërisë sonë”, duke përfshirë edhe zyrat e qeverisë, shkollat dhe universitetet, sallat e gjyqit si dhe në demonstrata.
Mbështetja për ndalimin e mbulesës së plotë të fytyrës ka qenë në rritje në të gjithë Evropën pasi Franca u bë vendi i parë për të zbatuar një ligj të tillë në vitin 2011, e ndjekur nga Belgjika, Bullgaria dhe pjesë të Zvicrës.

Merkel po kandidon pa kundërshtarë për një mandat të ri në krye të CDU, e cila për herë të parë kishte zgjedhur kryetaren e saj në vitin 2000, për të nisur ofertën e saj për një mandat të katërt si kancelare gjermane.

Loading...