Angela Merkel shembull për tërë botën se si menaxhohet me demokraci, diplomaci dhe sistem parlamentar

Halim Hyda

Angela Merkel katër herë radhazi del fituese në zgjedhje dhe  më 14 mars 2018 formon qeverinë e fundit si Kancelare e Gjermanisë.
Një shtet shembull për tërë botën se si menaxhohet me demokraci, diplomaci dhe sistem parlamentar si dhe organizim të vërtetë demokratik. Gjermania, shtet nga 2005 pa opozitë te vërtetë por funksional,  dallohet në Evropë dhe më gjerë me politikë dhe demokraci të pavarur institucionale, e vlerësuar më së shumti nga shtetet me renome dhe traditë demokratike. Një shtet që udhëhiqet nga 12 ministra pa zëvendës të tyre, shembull për të tjerët se si menaxhohet në mes dy partive rivale CDU dhe SPD në pushtetin gjerman, ku çdonjëri e kryen punën  me plot përgjegjësi, dhe kompetencë të plotë profesionale.

Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan me 24 shtator 2017. Në këto zgjedhje fitues dolën Bashkimi Demokratik Kristian CDU e Angela Merkelit dhe Unioni i Social Kristianëve me 33%, pastaj Socialdemokratët me Martin Shulc 20.5% me rezultat më të dobët nga viti 1933. E tërë kjo është si rezultat i politikës së përkrahjes së refugjatëve nga ana e qeverisë dhe A.Merkel, por e kundërshtuar fort nga partia ultra-djathtiste Alternativa për Gjermani – AFD, e cila doli si fituesi më i madhë në këto zgjedhje – 12.6 %. Kjo është e papritura për Gjermaninë ku pas gjysëm shekulli arrin të hyjë në Buntestag edhe ate të radhitet si partia e tretë parlamentare,kurse në disa krahina-lande radhitet edhe si forcë e dytë. Partitë tjera më të vogla afërsisht kanë arritur rezultatet e zgjedhjeve të kaluara nga 2013.

Angela Merkel menjëherë pas zgjedhjeve filloi bisedimet për formimin e qeverisë me partitë e vogla me Liberaldemokratët dhe të Gjelbërtit, koalicioni i quajtur “Jamajka” (në bazë të ngjyrave partiake). Bisedat maratonike për formimin e koalicionit qeveritar, mes subjekteve të lartpërmendura ranë në ujë kur papritur Liberal-demokratët i lëshuan bisedat A.Merkel, duke dëshmuar se nuk arritën të bëjnë kompromis për pikat kryesore. Kishin mosmarrëveshje të mëdha rreth të drejtave të refugjatëve të ikur nga lufta që po zhvillohet në vendet arabe. Pjesa dërmuese e tyre ishin vendosur në Gjermani dhe kërkesa e tyre ishte si me arritë deri te bashkimi familjar, pastaj problemet lidhur me ambientin dhe klimën e përgjithshme si dhe politikën fiskale.

Këto ishin pikat kryesore që nuk lëshuan asnjëra palë dhe bisedat përfunduan pa marrëveshje për formimin e qeverisë me partitë e vogla. Por ishin në pyetje parime dhe principe, ku popullit gjerman nuk mundesh t’i servosh asgjë jashtë realitetit politik dhe zhvillimeve në terren.

Nga një vështrim i tillë mund të konstatojmë se kordinimi dhe shtjellimi i vlerave evropiane në politik-bërje, ku marrëveshja është dhe mbetet marrëveshje, ku nënshkrimi vihet për bashkëpunim dhe garanton bashkëpunim, ku koalicioni ndërpartiak fillon dhe mbaron si koalicion ku për bazë janë interesat dhe vlerat e përbashkëta, e tërë kjo do të prodhojë raporte të sinqerta dhe të qëndrueshme si në rrafshin brenda subjekteve po ashtu edhe në mes të koalicioneve paraprake dhe më gjerë. Këto janë vlerat individuale dhe kolektive të popullit gjerman që e dallojnë nga të tjerët.

Me 7 janar filluan bisedat mes CDU-së dhe SPD-së, për formimin e qeverisë dhe me 12 janar arritën marrëveshje paraprake për të filluar bisedat oficiale për formimin e qeverisë. Në bazë të rrethanave të krijuara, Socialdemokratët më 21 janar organizuan kongres të jashtëzakonshëm me çka edhe formalisht iu dha dritë e gjelbër për të vazhduar bisedat rreth qeverisë, ku 362 delegat votuan për, kundër 279 nga gjithsejt 642 delegatë.

Marrveshjen për themelimin e qeverisë me SPD-në, Kristiandemokratët e kaluan në kongresin e 26 shkurtit 2018.

Në bazë të pakënaqësive dhe kritikave të mëdha nga ana e personaliteteve të larta ndaj SPD-së rreth marrëveshjes me CDU-në dhe zgjedhjeve kadrovike. Martin Shulc (kryetar i SPD), disa ditë pas arritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë, e publikoi dorëheqjen e tij nga kryetari i partisë dhe nga kandidatura për ministër të Jashtëm të Gjermanisë. Kjo vie si rezultat  i asaj pasi ai kokë në vete dhe pa e konsultuar partinë, e kishte paraparë veten për ministër të Jashtëm. Në bazë të zhvillimeve të përgjithshme në SPD është caktuar kongres i jashtëzakonshëm më 22 prill 2018, për zgjedhjen e kryetarit. Një është e vërtet se pas largimit të Gerhard Shroder nga pozita e Kancelarit dhe kryetarit të SPD-së në nëntor të 2005 i cili në zgjedhjet parlamentare më 1998 arriti 40% të besimit për SPD-në, Socialdemokratët nuk mundën të gjejnë më lider të përshtatshëm që do ti përfaqësonte në mënyrë të denjë dhe do ta përmirësonte imazhin e humbur me vite të tëra tek elektorati i tyre.

Të përkujtojmë: Bundestagu Gjerman numëron 709-707 deputetë aktivë të cilët zgjedhen në bazë të sistemit proporcional në periudhë katërvjeçare, ndërkaq Bundesrat – Dhoma e përfaqësuesve numëron 67 delegatë, të cilët zgjedhen në bazë të numrit të përgjithshëm të banorëve nëpër krahina-lande.

Republika Federale e Gjermanisë  – Federatë demokratike parlamentare e përbërë nga 16 krahina, daton nga viti 1949. Secila krahinë posedon parlamentin dhe qeverinë. Ligji përbën bazën ligjore dhe politike të qeverisë dhe lidhë legjislacionin ndaj rendit kushtetues.

Zakonisht në Gjermani asnjëra nga dy partitë rivale nuk fiton shumicën absolute të votave andaj edhe imponohet koalicioni mes partive.

Të gjithë janë një komb, një gjuhë dhe prapë çdo ligj duhet të kalojë në Bundestag dhe Bundesrat.

 

 

Loading...