Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot njoftoi se kancelarja gjermane Angela Merkel, të shtunën do të vizitojë Shkupi, por shtoi se konfirmimi përfundimtar i vizitës sipas protokollit duhet të shpallet nga Qeveria e Gjermanisë.

“Shpresoj se vizita do të zhvillohet më 8 shtator, por konfirmimi përfundimtar duhet të shpallet nga Gjermania”, tha Zaev duke u përgjigjur për gazetarët gjatë vizitës së sotme në Radishani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa gjatë ditës së sotme gazeta greke ANA-MPA njoftoi se zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Zeiberg, ka deklaruar se të shtunën Merkel do të realizojë vizitë në Shkup, pasi sipas tij, kancelarja dëshiron të krijojë përshtypjen e saj në prag të referendumit.

Loading...