Viktor Angelov firmosi kontratën njëvjeçare me FC Shkupi, me opsion që i njëjti të vazhdohet për edhe një vit. Angelov së fundit ishte pjesë e Ujpeshtit, ku luajti në formë të huazimit nga skuadra e Rabotniçkit. Ndryshe, Angelov është i lindur në Dortmund të Gjermanisë në vitin 1994, ndërsa në karrieren e tij futbolllistike ishte pjesë e skuadrave të Rabotniçkit, Teteksit dhe Metalurgut. Sulmuesi 24 vjeçar ka zhvilluar 12 ndeshje për Maqedoninë U18, duke shënuar 2 gola, ndërsa po aq gola ka shënuar edhe për Maqedoninë U19, por në 10 ndeshje. Ndërkohë në 15 sfidat e zhvilluara për Maqedoninë U21, ka shënuar 3 gola dhe ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë U21 , e cila luajti në Evropianin U21 në Poloni në vitin 2017, ku ishte aktiv në përballjet me Spanjën dhe Portugalinë. Ndërkohë për ekipin e seniorëve të Maqedonisë, Viktor Angelov, ka zhvilluar vetëm një ndeshje. Për shkak të dokumentacionit, Angelov nuk ka të drejtë lojë ndaj Shkëndijës gjatë fundjavës, por do të jetë në dipozicion të trajnerit Hajati Sojdash për sfidat e ardhshme.

Loading...