Angelovski dhe PandevJemi favorit dhe të gatshëm për fitore

Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së ditës së enjte kundër  Gjibraltarit, me të cilën hapim pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve. Në konferencën zyrtare për shtyp seleksionuesi, Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev thanë se Maqedonia është e gatshme të fillojë me fitore garën e re të UEFA-së.
“Kemi realizuar përgatitjet për ndeshjen me Gjibraltarin. Jemi adaptuar me kushtet atmosferike dhe me kushtet për lojë, para se gjithash me terrenin. Besoj te futbollistët e mi dhe jam i bindur se do të shënojmë rezultat pozitiv. Nuk do të eksperimentojmë me ekipin, do të luajnë më të mirët. Besoj se të gjithë do të kenë qasje të vërtetë dhe me fitore do të nisim pjesëmarrjen në këtë garë”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

“Kam shumë përvojë, mirëpotë enjten luajmë kundër një përfaqësueseje që nuk është shumë e njohur. Në të kaluarën ndoshta gjithmonë kemi pasur probleme me përfaqësuese të këtij lloji, prandaj duhet të hyjmë në ndeshje me shumë seriozitet. Luajmë në stadium të vogël me bar sintetik, mirëpo kjo gjeneratë e futbollistëve në përfaqësuesen tonë është një prej më të mirave në histori. Jemi favoritë dhe të gatshëm për fitore”, deklaroi para mediave kapiteni Goran Pandev.

Ndeshja Gjibraltari-Maqedonia do të luhet të enjten me fillim prej orës 20:45, ndërsa do të referoj danezi Jens Mae.

Loading...