Kompania “Brako” nga Veles, ku bashkëpronar është zv/kryeministri Koço Angjushev ka fituar tender nga shteti, njofton televizioni “Alsat-M”. Për rreth 37 mijë euro kompania duhet të dorëzojë rrjet për mbrojtje nga rrëshqitja e tokës të rrugëve shtetërore të “Rrugët e Maqedonisë”. Marrëveshja është kyçur me 9-tin e muajit të kaluar. Në tenderin të cilin e ka publikuar ndërmarrja e cila për rrugët në vend janë paraqitur tre kompani. Po oferta më e mirë ka qenë e Barkos.

Angjushev dje deklaroi se në të ardhmen kompanitë e lidhura me të, nuk do të aplikojnë për ndihmë financiare nga institucionet e shtetit.

Përndryshe, për tenderin e fituar nga “Rrugët e Maqedonisë”, kompania “Brako” duhet të dorëzojë 14.360 metra katror rrjet mbrojtës, ndërsa një metër katror kushton 133 denarë.

Loading...