Ankara tani e akuzon Gylenin për vrasjen e një diplomati rus

Turqia ka shpallur fletarrest për burgosjen e Fetullah Gylenit, i cili jeton në Amerikë, dhe 7 personave tjerë nën akuzën për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrej Karllov, transmeton gazeta Lajm.
Karlov u vra më 19 dhjetor të vitit 2016 në Ankara, nga ana e policit turk- 22 vjeçar, i cili vrasjen e pati arsyetuar si “hakmarrje për përfshirjen e Rusisë në luftën e Sirisë”. Policia turke e pat eliminuar fizikisht policin vrasës në vendin e ngjarjes.
Aso kohe presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi se vepra në fjalë është bërë me qëllim të prishjes së marrëdhënieve Rusi –Turqi dhe se diçka e këtillë nuk do të ndodhë.
Lajmi për fletarrestin dhe akuzën ndaj Gylenit është bërë një dit para vizitës së Putinit në Stamboll, ku do të ketë takim mes këtij të fundit, presidentit turk Erdogan dhe kryetarit të Iranit, Hasan Rohani.
Turqia, Rusia dhe Irani janë garantues të bisedimeve pacifiste në Astana.

Loading...