Anketat janë të lezetshme edhe kur nuk janë të vërteta

Nafie Selmani
Anketat janë të lezetshme, a! Nuk është shumë e rëndësishme besueshmëria e tyre, as mënyra se si dhe kush i realizon, sa gëzimi, përkatësisht hidhërimi që shkaktojnë ato te ky popull bark zbrazur! Një e mirë tjetër që del nga këto anketa janë muhabetet dy-tre ditëshe të stilit: a e pae be anketën e fundit, hajt be se se s’janë të vërteta, e disha unë a ju thosha që kështu ka me dal hesapi, leje be katastofë kjo a, etj etj…
Maqedonia, vendi ku shumë shpesh bëhen anketa për matjen e rejtingjeve të partive, por që unë kurrë s’pata fatin të anketohem dhe akoma me interesant nuk njoh asnjë person të anketuar!
Po e përmbylli me shprese se në anketën e radhës edhe unë do të hy ne grupin e të anketuarve.

Loading...