Shumica e amerikanëve sipas një sondazhi të ri thonë se kanë më shumë besim në kancelaren gjermane, Angela Merkel se në presidentin e SHBA, Donald Trump.
Sondazhi i ‘Pew Research’ tregon për një mbështetje prej 56 për qind për udhëheqësen gjermane në krahasim me 46 për qind për komandantin e përgjithshëm të vendit. Gjashtëdhjetë e katër përqind e demokratëve thanë se kanë më shumë besim në Merkel, ndërsa 89 për qind e republikanëve zgjodhën Trump. Ky sondazh u realizua pasi informacionit se udhëheqësja gjermane dhe presidenti amerikan do të takohen në margjinat e samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë. Sipas sondazhit, shumica e njerëzve nga pjesa tjetër e vendeve anëtare të G20 gjithashtu kanë më shumë besim në Merkel se në Trump. Presidenti republikan e ka distancuar veten nga liderët evropianë duke miratuar një politikë të ashtuquajtur “Amerika e parë”, më shumë sesa një globale. “Ndërsa po shikojmë mundësitë e bashkëpunimit për të përfituar të gjithë, globalizimi shihet nga administrata amerikane më shumë si një proces që nuk ka të bëjë me një situatë të favorshme, por për fituesit dhe humbësit”, tha kohët e fundit Merkel në një intervistë me një media gjermane. Të hënën, të dy liderët “trajtuan çështjet e klimës, Iniciativa për Financimin e Ndërmarrësisë së Grave dhe tregtinë, duke përfshirë edhe tejkalimin e kapacitetit global të çelikut”, sipas Shtëpisë së Bardhë. Pas bisedimeve me Trump në takimin e Grupit të 7 (G7) kohët e fundit, Merkel tha se Gjermania nuk mund të “varet plotësisht” nga SHBA si një partner.

Loading...