Anketë: Qytetarët preferojnë internetin-“portalet” para televizioneve (Video)

Mëri mendimesh. Shumica e qytetarëve ka humbur besmin në mjetet e informimit. Disa qytetarë për Lajm TV, kanë deklaruar se informohen kryesisht nga interneti por në raste edhe nga televizionet. Ata janë të mendimit se lajmet në TV duhet të jepen më shpesh, sepse sipas disave janë më të besueshme, shkruan gazeta Lajm.

“Marr lajme dhe informohem nga rrjetet sociale, konkretisht portalet e verifikuara jo ato të falcifikuara”, u shpreh një qytetar i anketuar.

“Nga të dyjat, nga internet edhe nga televizioni. Nga ata që japin lajme më të vërteta”, deklaruan për LAjm disa djem të ri.

“Për lajme, më të besueshme janë lajmet televizive, sepse në internet ka gjithçka, secilit që I kujtohet mund të bëj, mëshum informacione marr nga TV”, pohoi një tjetër qytetar, duke shtuar se edhe pse I ndjek lajmet në TV mendon se ata publikohen me shumë vonesë dhe të gjitha televizionet I japin lajmet e njëjta.

“Mirë që ma parashtruat këtë pyetje, do ta them troç gjithë atë që e mendoj dhe më vlon nga brënda. Më vjen shum keq që të gjithë televizionet janë si “fara të zeza”, kush të vij në qeveri, ata menjëher kthehen ka ata. Këtë e bëjn vetëm e vetëm që të mos u mbyllen televizionet. Friksohen dhe thonë me vete më mirë të bëhem me këtë se të mbes pa television”, u deklarua për Lajm Tv një qytetar i rrevoltuar.

“Më shumë i ndjeki televizionet, por jo të gjithave ju besoj, nuk preferoj internetin. Ka dallime mes televizioneve dhe lajmeve të plasuara, disa janë partiake, një palë bëjnë tifo për njërën palë të tjerët për tjetrën palë”, tha mes tjerash një I moshuar.

“Më shumë informacione marrë nga portalet. Për të besuar nuk ju besoj askujt, por kontrolloj dhe kërkoj nga burime të ndryshme. Televizionin nuk e ndjeki fare”, tha një I ri.

“Në internet ka më shumë informacione dhe lajme se san ë television, të them të drejtën nuk I besoj më askujt”,veçoi një tjetër qytetar.

“Nuk përcjell asgjë, as lajme as asgjë, nuk më intereson. Nuk dua të informohem”, deklaroi shkurt një qytetar.

“Unë mëshum ndjeki dhe informohem nga televizioni dhe radioni”, u shpreh një turist anglez për Lajm tv.

“Nga internet, ju besoj atyre që I ndjek sepse janë profile të verifikuara”, tha për Lajm një tjetër turist.

“Në internet servohen më shpejt, janë edhe më të besueshme”, deklaroi qytetari nga Çarshia e vjetër.

“E ndjek më shumë televizionin, nuk përdor internet”, tha shkurt një qytetar.

“Informohem më shpesh nga televizionet, për arsye se nuk shfrytëzoj internet në shtëpi”, tha një I moshuar për Lajm TV. (m.i)

Loading...