Pas humbjes 2-1 të pësuar në fushën e Eibar, në sfidën e kaluar të kampionatit spanjoll, Real Sociedad do të shpresojë t’i rikthehet rezultateve pozitive në një ndeshje të madhe ku do të presin kampionët e Spanjës, Barcelonën, ekipin kryesues në kampionatin aktuale. Kjo do të jetë ndeshja e parë për baskët në stadiumin e rikonstruktuar “Anoeta”.

Në 23 ndehsje të luajtura në La Liga në këtë impjant, Barcelona ka fituar vetëm gjashtë herë. Gjithsesi, Sociedad, i drejtuar nga Garitano nuk arriti të fitojë asnjë nga dy ndeshjet e sezonit të kaluar kundër Barça, edhe pse kaloi i pari në avantazh. Bardheblutë mund të marrin zemër nga forma që patën në shtëpi gjatë fundit të kampionatit të kaluar ku fituan shtatë nga tetë ndeshjet e fundit, me vetëm një humbje.

Ndërkohë, Barcelona u rikthye në krye të La Liga, sepse e përmirësoi dukshëm golaverazhin pas fitores 8-2 ndaj Huesca në ndeshjen e fundit. Edhe pse e ka nisur kampionatit me mesatarisht katër gola në të shënuar në çdo ndeshje ekipi “blaugrana” ka shënuar vetëm gjashtë gola në pesë viztat e fundit në Sociedad, ku gjithashtu ka pësuar tetë gola. Në përballjen e fundit mes këtyre dy ekipeve, katalanasit fituan në saj të golit të Philippe Coutinho. Braziliani është në formë dhe këtë e tregoi edhe me golin e shënuar me përfaqësuesen e tij në miqësore. Siç thamë, për Barcelonën fusha e “Anoeta” është një nga më të vështirat në Spanjë. Shifrat tregojnë se katalanasit kanë fituar 18 herë, 29 herë kanë humbur, ndërsa 24 ndeshje janë mbyllur në barazim, pra një bilanc negativ, ashtu si është edhe golaverazhi. Barça ka shënuar 96 gola në 71 ndeshje në fushën e Sociedad, por ka pësuar plot 104.

Loading...