Antigona Qena e risjellë këngën “Ku është dashuria” (VIDEO)

Antigona Qena, një prej emrave të njohur të muzikës dhe moderimit në televizion, për këtë fundvit sjellë një befasi për fansat e saj.

Kënga “Ku është dashuria” e Selim Ballatës kështu është rikthyer nga Qena.

“E rikthej si kujtesë të bukur ne ditët rinore, si urim për të gjithë ju, për një vit sa më të lumtur, shnet e gëzime ju sjellshin çastet e ditët e Vitit 2016” ka shkruar Qena në rrjetin social Facebook ku ka postuar edhe versionin e këngës.

Kënga në fjalë është përcjellë edhe me një videoklip, si zakonisht nga Qena, ndërsa është fituese e vendit të dytë në Akordet e Kosovës 1970. Kënga është orkestrim i Riza Dolakut dhe tekst i Selim Ballatës.

 

Loading...