Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën publike të mbajtur sot e ka cilësuar si të pabazë ankesën e anëtarit të KSHZ, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja, pasi shkarkimi i tij është në suaza të Kodit Zgjedhor

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën publike të mbajtur sot e ka cilësuar si të pabazë ankesën e anëtarit të KSHZ, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja, pasi shkarkimi i tij është në suaza të Kodit Zgjedhor. Anëtari i Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit Goran Milenkov, tha se ndryshimet dhe plotësimet e rregullores zgjedhore parashikojnë që përbërja e komisionit të veprojë unanimisht. Partitë në pushtet propozojnë tre anëtarë të KSHZ dy nga partia me numrin më të madh të deputetëve, kurse një e propozon partia që është e dyta me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend. Tre anëtarë në KSHZ, megjithatë zgjidhjen me propozim të përbashkët nga partitë në qeveri dhe në opozitë nga radhët e kandidatëve të paraqitur.

Loading...