Anulohet gara e Moto GP në Silverstone, hera e parë në histori…

Hera e parë, është histori! Moto GP ka anuluar Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, parashikuar sot në pistën e Silverstone.

Gjatë gjithë ditës asfalti i ri nuk ka arritur të nxjerrë ujin, ka pasur probleme me drenazhin dhe pas disa shtyrjesh, disa mbledhjesh, pilotët kanë kërkuar të mos zbresin në pistë. Dëshira e tyre është plotësuar.

Drejtuesit e skuderive hodhën poshtë mundësinë që kjo garë të zhvillohej nesër, kësisoj FIM në bashkëpunim me Dorna morën vendin ekstrem…sivjet nuk do të ketë garë në Silvertsone.

Janë anuluar edhe garat e Moto 2 dhe Moto 3.

Loading...