Anulohet gjyqi në të cilin krerët e BDI-së kërkojnë 90 mijë euro dëmshpërblim nga ish-shefi i DSK-së

Seanca e radhës gjyqësore kundër ish-kreut të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sllobodan Bogoevskit është shtyrë për më 27 janar. Në gjykatë sot nuk u paraqitën Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri të cilët e akuzojnë Bogoevskin për shpifje.

Ish-shefi i policisë sekrete maqedonase gjatë dëshmisë së tij në Nju-Jork për rastin “Magjar Telekom” ka theksuar se 7.5 milion euro kanë hyrë në Maqedoni përmes një veture zyrtare për korruptimin e tre politikanëve, duke apostrofuar ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, bashkë me liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferrin.

Ali Ahmeti kërkon 3 milionë denarë (pak më pak se 50 mijë euro), ndërkaq Musa Xhaferi 2.5 milion denarë si dëmshpërblim pas deklaratës së ish-shefit të DSK-së, Sllobodan Bogoeski, sipas së cilës ka thënë se funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm, në vitin 2005 u është paguar ryshfet për rastin “Magjar Telekom”.

Loading...