Pas gjendjes alarmante që pasoi terrorin në Paris dhe një sërë operacionesh bastisjeje për bashkëpunëtorët e atentatorëve në Bruksel, Belgjika ka anuluar miqësoren me Spanjën. Vendimi erdhi vetëm 11 orë para se të luhej sfida dhe është njoftuar zyrtarisht nga federata përkatëse, të cilës i referohen mediat e huaja.

Ndeshja duhej të luhej në stadiumin e Brukselit “Stade Roi Baudouin”, por me sugjerimin e qeverisë belge, federatat kanë vendosur anulimin. Në fakt, ndeshja miqësore u vu në dyshim që pas sulmeve të së premtes në Paris, ndërsa zërat u shtuan të hënën, pasi Brukseli edhe zyrtarisht është i përfshirë në këto sulme pas operacioneve në “Molenbeek”. “Pas bisedimeve me autoritetet dhe Federatën Spanjolle të Futbollit, Federata belge ka vendosur që të anulojë ndeshjen.

Të hënën në mbrëmje, qeveria na ka kërkuar që të mos luhet ndeshja, për shkak të frikës nga ndonjë sulm terrorist, ndërsa edhe një i dyshuar mbetet në liri. Ne kuptojmë dëshpërimin e shumë mbështetësve për shkak të anulimit të ndeshjes, por nuk mund të vejmë në rrezik jetën e tyre dhe të futbollistëve”, thuhet në deklaratën e Federatës Belge të Futbollit.

Loading...