Maqedoni

Anulohet seanca e rastit “TOTAL”, ky është komenti i Llatasit (Video)

llatas

Asnjë përfaqësues nga dy kompanitë “Mediamaks” dhe “Total Media Centar”, të akuzuar në rastin “Total”, pronar dhe drejtues i të cilëve është gazetari Dragan Pavloviq Llatas, nuk ishte i pranishëm në seancën kryesore që sot duhej të fillojë në Gjykatën Penale. I akuzuari kryesor Dragan Pavloviq Llatas tha se ende nuk ka arritur që të caktojë një përfaqësues të kompanive. Ai më tej u shpreh se e cilëson brutal fillimin e këtij gjykimi dhe se ai beson në gjyqsor, por jo edhe në gjykatësen që po e udhëheq këtë lëndë. Mbrojtja e Llatasit po ashtu kërkon që ‘bombat’ të mos vlejnë si prova në këtë lëndë.

Dragan Pavloviq Llatas, i akuzuar

“Sot ndodhi ajo që unë nuk e kam pritur. Kemi fillim brutal të gjykimit, sepse siç duket gjykatësja nuk ka përvojë me lëndë të këtilla penale…E kërkojmë atë që e ka kërkuar Zoran Zaev dhe iu mundësua në rastin e tij në lëndën e njohur si ‘Mitmarrje’. Kërkojmë që për incizimet të ankohemi dhe të vendos Apeli. Ajo që iu mundësua Zoran Zaevit, neve sot na u pamundësua. Kështu që unë pres gjykim brutal dhe nuk e di se si do të vazhdoj më tej. Unë besoj në gjykatë, por nuk e di nëse i besoj gjykatëses së kësaj lëndë”.

Seanca e ardhshme në të cilën pritet të fillojë gjykimi kryesor për lëndën “Total” është caktuar për ditën e enjte. Prokurori i speciales Gavrill Bubevskiu shpreh se gjykata në mënyrë konsekuente po i zbaton dispozitat e Ligjit për procedurë penale dhe se po tenton të krijojë kushte për fillimin e debatit kryesor.

Gavrill Bubevski, prokuror

“Mendoj se më 7 dhjetor do të fillojë debati kryesor…Mbrojtja referohet se disa prova janë mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe kërkon seancë para seancës në të cilën do t’i paraqiste argumentet e saj, mirëpo ju e dini qëndrimin e PSP-së lidhur më këtë…Ndërkaq, gjykata tha se ka vlerësuar se nuk ka nevojë për një seancë të këtillë dhe se të gjitha vërejtjet do të kenë të drejtë t’i paraqesin në debatin kryesor”

Gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova tha se për të akuzuarin Llatas për veprën që i ngarkohet, parashihen së paku 4 vite burg. Lënda “Total” ka të bëjë me fshehje tatimore nga ana e Llatasit si pronar dhe drejtues i firmave për shërbime të marketingut dhe këshillime “Total”, “Mediamaks” dhe “Total Media Centar” Shkup, duke dëmtuar buxhetin për 121 mijë euro.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top