Maqedoni

Apel deri te ‘portalet’ dhe aktivistët e dy grupëve të BESËS?!

20180113_105653-696x387

Të nderuar ju përfaqsues dhe menaxhues të portalëve që me qëllim apo pa qëllim, të ndikuar apo të pa ndikuar i shërbeni njërit apo tjetrit grupacion BESATARË,ju lutemi t’i ndaloni marrëzitë dhe mos nxitni vëllah vrasje e mllef n’mes BESATARËVE dhe shqiptarëve.

Ju sigurojm se askujt nuk është duke i interesuar se kush ishte Bilall Kasami, e kush ishte Zeka , apo “Abia”,BESATARËVE ju intereson BESA. Edhe pse dëshprimi ka arritë kulmin përsëri në mes aktivistëve të vërtet BESATARË vazhdon mirëkuptimi dhe mirësjellja duke bërë thirrje për bashkëpunim panvarsisht mendimëve dhe bindjëve politike. Dje u njohëm si vëllezër dhe vazhdojm të jemi të tillë jashta politikës e mbrenda miqësis.

Bashkë sakrifikuam, bashkë ju bëmë ballë kërcnimëve, bashkë ju bëmë ballë shantazhëve, sot për hirë të asaj sakrifice e atij mundi, nuk i ka hije që ta ofendojm njëri tjetrin e të tregojm për fajin e njëri-tjetrit. Panvarsisht mendimit ndryshe, së paku respekto vëllaun respekto mundin, respekto sakrificën.

DURIMI është DRITË dhe KOHA është e VËRTETA.

Nese dëshironi ta kuptojn shqiptarët se kush ishte në të drejt e kush ishte gabim, dijeni se po e kuptojn e do ta kuptojn përmes asaj se kush më shumë po e sulmon BESËN e kush më shumë po e ofendon Billallin, Zekën e cilindoqoftë tjetër BESATARË.

Nëse keni dëshirë të tregoni se ju jeni në të drejt, panvarsisht zhvillimëve që do të ndodhin në vazhdim, ju mbajeni rrugtimin që e morët AMANET me 11 dhjetor.

Ne jemi të mësuar dhe të edukuar që ta lufojm të keqen.

Ne jemi në politik ta luftojm politikisht Ali Ahmeti, Zoran Zaevin, Menduh Thaçin , Nikolla Gruevskin, e JO,Zekën e Bilallin,sepse jemi po NE qe dje shqiptarëve ju thonim se “aty ku Bilalli e Zeka e vëndojn këmbën,ne jemi gati ta vëndojm kokën”. Jemi po NE që thirrem në emër të Zotit që shqiptarët t’i besojn BESËS tonë, si shpresa e vetme. Të jeni në dijeni, nëse nuk ja keni frikën mundit e sakrificës tonë, së paku keni frikën e Zotit dhe Ditës së Llogarisë.

Ju lutemi sinqerisht, mjaft, ata që merrem me BESËN e i ofendojn BESATARËT,ata janë dhe do të jenë fajtorët, e ata që do të vazhdojn rrugëtimin dhe ta luftojn të keqen jashtë BESËS, automatikisht do të tregojn se nuk janë fajtor për situatën mbreda BESËS dhe se do të vazhdojn t’i mbeten BESNIK, AMANETIT!

Mos bini pre e manipulimëve! Ai që e ofendon BESËN e ka ofenduar vetëveten, ai që e ofendon një vëlla BESATARË (edhe nëse mendon ndryshe), e ka ofenduar vetëveten, gjithë ju që jeni pjesë e nxitjëve për ofendime mbrenda BESATARËVE, të jeni në dijeni se ju po i shërbeni të keqes, ju jeni fajtorët dhe ju nuk po i përmbaheni AMANETIT.

Mjaft!

Edhe nëse Bilalli mbetet kreu i BESËS e krahu tjetër vazhdon rrugëtimin me subjekt të ri , e edhe nëse Bilalli nuk mbetet në krye të BESË dhe vazhdon rrugëtimin e tij me një subjekt të ri,keni kujdes, mos e luftoni njëri-tjetrin, e keqja me e madhe e shqiptarëve e ka emrin BDI.

E fatkeqsisht siç duket, gjithçka po shkon drejt ndarjes,njërit krah do t’i takon BESA e tjetri krah do hapë një subjekt të ri politik, por ama kurr mos harroni se NE jemi një trup me dy koka, njejt si shqiponja në Flamurin tonë kombëtarë.

Vazhdojeni AMANETIN nga do që jeni e si do që jeni… !

Qoftë BESË apo qoftë me në mënyr apo rrugëtim të ri. Mos harroni, po ju sheh populli, po ju shohin po ata votues që nuk po i intereson se si do jemi, po si do e mundim të keqen.

Ju lutemi vazhdojeni rrugëtimi dhe urgjentisht ndaloni njerëzit që nxisin urrejtje dhe ofendime ndër vëllazërore.

Për fund e përsërisim edhe një herë, ai grup që do të nxisë urrejtje kundër grupit tjetër qoftë BESË apo ndonjë subjekti tjeter të ri, ai grup do të jetë fajtor për gjithçka dhe për gjitha situatat që kanë ndodh e do të ndodhin.

Mjaft! E ndatë BESËN,së paku mos e ndani dikë nga jeta e familja, sepse edhe ashtu-ashtu jemi po ata që sakrifikuam jetët për këtë rrugërim.

Gjithë ata që janë fajtor dhe durimi e koha do i shfaqinë, le ta dinë mirë se NE nuk jami të dëshpëruar aspak, sepse nuk i shërbyem e as nuk do t’i shërbejm as Bilallit e as Zekës, e as kujdoqoftë tjetër, NE i shërbyem dhe do të vazhdojm t’i shërbejmë të mirës kundër keqes.

Nuk do dëshprohemi!

Mundin tonë fajtorët nuk do e kenë hallall, por “selami” jonë i vetëm është DO TË SHIHEMI NË DITËN E GJYKIMIT!

Rrugëtimi, vazhdon…/TOP/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top