Opinione

Apel vëllazëror Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët t’a lexojnë këtë shkrim!

ahmed

Opinion nga Ahmed Muamedi

Për të ndarë qëndrime politike për të tashmen dhe për të ardhmen së pari duhet që të bëhet një rifreskim i ngjarjeve  politike në të kaluarën  e afërme, kështu që me disa fjali  do e bëjm një udhëtim në të kaluarën para se me dhënë mesazhin e  këtij qëndrimi me shkrim. I “provokuar”nga situata aktuale politike dhe debatet që organizohen  në TV dhe mediume tjera të shkruara apo audio rreth ngjarjeve dhe problemeve politike.  Sidomos, ky shkrim më së shumti i dedikohet  opozitës , Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët, pasi që kam  përshtypjen se gjatë pjesëmarjeve në debat të antërëve të këtyre subjekteve , në gjykimin tim, mendoj se kanë mungesë njohurish dhe gap  të madh  për ngjarjet politike në të kaluarën e afërme, kronikë të dobët të ngjarjeve. Ndërsa BDI-së i konvenon amnezioni historik, atyre nuk i u duhet kjo ecje në  të, pasi do u dalin  në shesh kundërthëniet dhe shkeljet e parimeve. Së pari në pjesën e parë të këti shkrimi me pika kryesore dhe të shkurta do bëje një retrospektiv të ndodhive më të rëndësishme politike në vendin tonë me shpres se sadopak do kontriboj në gjetjen e gjenezes së problemeve. Njëherit burimin e problemit e më pas mundësit për zgjidhjen. Pa qëllim të keq , tendenciozitet apo denigrim, në mënyre vllazërore ju bëjë thirje anëtareve të Lëvizjes Besa dhe Aleanca për shqiptarët  të lexojn këtë qëndrim më shkrim, ku do bëjmë një udhëtim në kohë gjatë zhvillimeve politike në të kaluaren e afërt. Kemi nevoj për përkujtim të zhvillimeve politike, që me ditë ku ishim, cka kemi  bërë dhe ku do të shkojmë (Sami Frashëri). Kjo do ju shërbej si argument shtesë në përballjet politike në mënyre parimore dhe të arsyetoni egzistencën tuaj si subjektë politikë, me atë që do dëshmoni si egzistenca juaj është për çështje parimore e jo vetëm për pushtet e rokadë partiake. Pushteti duhet të mbetet instrument për qëllime dhe interes të përgjithshëm më madhore e fisnike, e jo qëllim në vetevete.

Organizimin politik në Republikën e Maqedonisë dhe ecurinë e saj , duke mos hyrë në  kohën e regjimit të Jugosllavisë lirisht mundemi të ndajmë në dy kohëra apo etapa:1.Prej pavarësimit e deri në konfliktin e armatosur në vitin 2001 dhe

2.Pas nënshkrimit të Marëveshjes së Ohrit e deri në ditët e sotme.

Ndërsa pas MO ndahet në periudhë prej 2002-2008 dhe b/2008-2015(publikimi i “bombave” e deri më sot)

Pas rrënies së Jugosllavisë dhe votimit pro referendumit për pavarësi të R.Maqedonisë shqiptarët u organizuan më një lëvizje politike e quajtur Partia për Prosperitet Demokratik e formuar nga patriot, idealist dhe intelektual të asaj kohe, duke ngritur zërin që Shqiptarët të bëhen  shtetëformues në Republikën e pavarur të Maqedonisë duke ndjekur rrugën shumë legale dhe duke parashtruar platformën për barabarësi në këtë shtet të sapoformuar dhe të ri. Ishim dëshmitar se gjithcka hasi në vesh të shurdhër dhe asnjë kërkesë e shqiptarëve nuk u pranua, bile edhe ato të drejta politike të fituara sado te pakta në sistemin Jugosllavë u abroguan dhe u hoqën nga Kushtetuta e re. Shqiptarët u emeëuan pakicë nacionale dhe u premtua se do  kenë  të drejta si pakica tjera nacionale (Nëse u kishin respektuar vetëm Konventat Ndërkombëtare mbi pakicat ndoshta do ishim me status më të mirë politik, e shtroj si çështje për debat dhe analiz,  normalisht me kusht që pala Maqedone me përpikëri të i rrespekonte obligimet që rrjedhin nga ata Konventa dhe Marrëveshje??  Pasi që vet Kushtetuta e R.Maqedonisë neni 118 ( shih Kushtetuta e R.M) obligon shtetin e R.Maqedonisë që konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare të bëhen pjesë e ligjeve të saja.

Të gjitha kërkesat të shtruara nga faktori politik shqipëtar u refuzuan nga të gjitha partitë maqedone pa përjashtim , edhe nga ata që sot thiren ne unitet qytetarë, qytetari dhe drejta qytetare (LSDM) edhe nga ata që na i dëshironin dhomat e gazit (VMRO-DPMNE) dhe mosëshkollimin në gjuhën amëtare në paralelen e Fakultetit Pedagogjik(në ditën e sodit duhet të turpërohen dhe të kërkojn falje publike duke i përkujtuar se në cfar mjerimi intelektual dhe politik kan qenë, normalisht, nëse ju referohemi vlerave civilizuese). Gjat këtijë  rrugëtimi politik patëm edhe ndarjen apo skizmen e parë, prej PPD u formua PDSH e më pas vetëm PDSH, kështu që të gjitha tentimet për përmirësimin e statusit politik të shqiptarëve në Maqedoni u shuan , u arritë qe vetëm disa individ të bëhen ministra dhe të shijojn privilegjet e pushtetit bashkë me familjarët e tyre të ngushtë. Me gjithë ata fërkime , tentime dhe luftë politike në parlament (shumica e qytetarëve besoj do pajtohen se atëher kemi pas deputët më me shumë pedigre intelektuale, dhe  aftësi për debat e argumentim politik)  rezultatet ishin shumë minore .

2001-Lufta për të drejta politike apo? Mllefi përshkak rezultateve minore politike sa vinte e shtohej, ku e gjithë kjo kulmoi me 2001 me konfliktin e armatosur. Rrjedhoja e gjithë aktivitetit ushtarak të grupeve të armatosura pati sukses dhe përshkak të këtij suksesi u arrit që pala maqedone të pranoj bisedime për cështje politik të mbikqyrura nga faktori ndërkombëtar.

Të përqënderohemi pak se si vijuan raundet negociatore në Shkup dhe Ohër. Pala Shqiptare (PPD,PDSH,Krahu I luftës- UÇK) nënshkruan paraprakisht marëveshjen e Prizrenit , ku u zotuan se do koordinohen për të gjitha aktivitetet politike e ushtarake.  Preambula dhe rregullimi i sistemit politik shtetërore ishin ndër çështjet dhe pikat më kryesore ku pat mosëmareveshje me palën maqedone, mirëpo me gjithë peripecitë dhe mundimet u arrit marrëveshje që Maqedonia të deklarohet si shtet qytetar ku nuk përmendej asnjë etni dhe me ketë ra eksluziviteti i maqedonasëve etnik. Për sa i përket sistemit politik, pala shqiptare kërkoi që Maqedonia të bëhet shtet BINACIONAL,pala maqedone refuzoj këtë kërkesë dhe në fund u arritë kompromisi që Maqedonia të bëhet shtet i bashkësive etnike, kështu që tendencat që Maqedonija të  kthehet përsëri në shtet ”qytetar” janë jo të sinqerta dhe në kundërshtim me kushtetutën e saj post 2001.

Për fat të keq Preambula “ rrugës për në Shkup” pësoi ndryshime si pasoj e marëveshjes PDSH-VMRO me miratim të krahut të Luftës (e ka pranuar edhe z.A.Ameti) ku z.Arben Xhaferi me plot bindje na thoshte se ky ndryshim na bën POPULL në fakt pjesë e popullit (na bëne pjesë e popullit shqipëtar të Shqipërisë apo pjesë në kuptimin se jemi ardhacak , popull i rangut të dytë ku barazohemi me romët, boshnjakët, serbët dhe turqit e jo popull autokton, ja vlen të diskutoht kjo) pre e kësaj bindje u bë edhe A.Ameti. Përshkak të këtij gabimi sipas mendimit tim, saher i jap te drejtë vetes me kontestuar ata që madhërojnë veprën e z.A.Xhaferi si politikan,  jo si intelektual (i pa diskutushem). Kështu që preambula shumë sakt i tregon “pronarët  këtij shtetit multietnik”, radhazi mvarësisht prej peshës politke  jan renditur dhe pozicionuar ku për bazë meren statistikat e numërimit të popullatës fundit  në vitin 2002, shih Kushtetuta e R.Maqedonis. Ky ishte kompromisi i parë prej kompromiseve. Shteti BINACIONAL nuk u arritë, kompromisi Maqedonia, shtete i bashkësive etnike, kompromisi numër 2.

Parlamenti dydhomësh kërkesa e palës shqipëtare nuk u pranua, kompromisi numër 3 komitetit mbi bashkësitë etnike ku shqiptarët do të ken anëtare të barabart me maqedonët nga 7 anëtare nga një anëtarë bashkësit e tjera etnike të përmendura në  kushtetutë, ku te gjitha vendimet dhe ligjet që prekin interesat e bashkësive etnike jo shumicë, do miratohen me votim të dyfisht-BADENTER .U bënë edhe shumë kompromise tjera të njëpasnjëshme me qëllim që ti jepet shanse paqes dhe sa më shpejt të perfundon lufta, e gjithë kjo të përfundon me dorëzimin e armëve faza-faze nvarësisht prej ndryshimeve të amandamenteve kushtetuse dhe në fund dhënien amnistisë me ligje (PDSH përkrahte deklarat –falje nga ana e Kryetarit te shtetit B.Trajkovski) propozim nga ana  e PPD-së së atehershme (Ixhet .Memeti ministër I Drejtësise). Më nje fjalë u nënshskrua Marrëveshja kornizë e Ohrit, si marrëveshje kompromisi ku palët mbetën të pakënaqur që i jep shans paqes dhe bashkëjetesës, dhe një fjali shumë e rëndësishme e kësaj marrëveshje është ajo ku thuhet se gjithcka që nuk është parashikuar me këtë marrëveshje do të zgjidhet në përputhshmeri me” shpirtin”  e saj, gjithcka nuk mundet të parashikohet , normalisht, shembull tipik i problemit që u zgjodhë me shpirtin e kësaj marëveshje është legalizimi i Universitetit të Tetovës (kur duhej të flitet për legilizmin e UT-se ndodhi eskalimi  të luftes , rasti I Gazi Babës, Karpalak dhe Luboten, dhe për me u  shmang përshkallëzimin e mëtutjeshëm u nënshkrua marëveshja e Ohërit pa marveshje për UT-në)

Zgjedhjet Parlamentare 2002- Para formimit te BDI (e formuar nga lidershipi I UÇK)  ishte një tentim për formim të keshillit koordinues me qëllim fisnik për monitorimin e implementimit të Mareveshjes se Ohërit dhe koordinimin e gjithe aktiviteteve politike me interes kombëtare, ku do udhëhiqej nga lideri politik I UÇK z.Ali Ahmeti, dhe si participues do jenë edhe përfaqësues të PPD dhe PDSH të asaj kohe. Përshkak të mospajtimeve me krerët e PDSH-së ( si gjithmon grindavec-Menduh Thaci)  dhe sulmit me minahedhës ne restorantin Dora në Tetovë,të gjitha tentimet për vënie në funksion të ketijë këshilli dështuan. Lideri i UÇK-së u këshillua nga kreu I PDSH-së për formimin e shtëpise vetë (Formim të një partie politike). Kjo edhe ndodhi , u formua Bashkimi Demokratik për Integrim me kryetar Ali Ahmetin, njeriun më popullor dhe më të dashur për atë kohë normalisht me shumë arsye , e me meritë, i padiskutuar, njeriu që e bëri kthesën historike dhe ngriti krenarin shqipëtare ne këto troje, që gjithmon ka qenë i persekutuar. Pas fitores bindëse të BDI –së në zgjedhjet parlamentare 2002  dhe hyrjes në qeveri filloi dhe faza e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe njoftime me të mirë të lidershipit të  UÇK në lidhje me menaxhimin me pushtet. Filloi një etapë  e re e organizmit politik në Maqedoni , mirpo me bindje se në krahasim me PPD dhe PDSH deri më 2002 këta të BDI kan një kushtetutë të re e ndryshuar konform marrëveshjes së Ohrit , e kanë më leht .  Me plot bindje do thoja  se duhet të thireshin vetëm në funksionim të shtetit ligjor dhe rendit kushtetues, që të gjithë amandamentet kushtetuese të Marëvshjes së Ohrit të implementohen në tërësi as më shumë as më pak. Do duheshte me qenë më të përpiktë dhe më këmbëngules. Trajtim të MO-seë si me qenë dicka e huaj, e siguruar me lehtësi pa merita, e imponuar prej jashtë (ndoshta, për debat është edhe kjo çështje) ose nga ndërkombëtaret do duhej kërkuar për implementim me të përpikt që mos u japim argument palës maqedone se MO-ja është produkt i jashtëm e jo e  jona autoktone, meqenëse nuk insistojmë shumë në implementimin e saj.

Zgjdhjet Parlamentare 2006 –Gjatë periudhës 2002-2006 filloi të ndihen frytet e para të marrëveshjes së Ohërit. Patëm punësime në adminsitratë, polici, ushtri, shëndetësi, ndryshim të ndarjes territoriale (riorganizimi i Strugës dhe Kërcovës me mundësi për shumicë shqiptare). Populli pjesërisht i kënaqur prej ecurisë së implementimit të Marrëveshjes së Ohrit (afati 2004-me garancion ndërkombëtar) dhe politikave të tjera gjatë pushtetit të BDI -së, përsëri ja dha legjitimitetin BDI-së (me plotë  të drejtë), PDSH si opozit përshkak rolit destruktiv nuk e meritonte për fat tëkeq, jo se BDI bëri më të mirën. PDSH ka bërë gabimin prej në fillim , nuk e ka pranuar Luftën e 2001, betejën politike prej në start e zhvillon në tjetër “ligë” kështu që jashta “lige” çdoher ka qen për atë edhe asnjëher nuk mundet të fitojë ndonjë cikël zgjedhorë .Më 2006 në palën Maqedonase ndodhi rotacioni, zgjedhjet i fitoi VMRO-ja me liderin e ri N.G . Gjatë negociatave për qeverisjen  e re VMRO -në, zhvillonte takime të dyfishta edhe me BDI edhe me PDSH, në fund ndodhi ajo që nuk pritej, VMRO vendosi që të  bëj koalicion me PDSH. Partia që nuk fitoi legjitimitetin zgjedhor (PDSH) pa pikë turpi pranoj që të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor. Ra ky mortë e u pamë (I.Kadare),shqiptarët praktikisht u përballen me defektet që i  posedon marrëveshja e Ohrit,pasi që askund nuk thuhet që qeverin e formojnë partit  që fitojn zgjedhjet në të dy kampuset etnike, por se partia maqedone që fiton zgjedhjet , mandatari  (shtet unitar) ka të drejtën të zgjedhë se me cilën parti do të formon kolaicionin qeverisës.

Beteja  2006-2008 – Për shkak se BDI nuk u bë pjesë e koalicionit qeverisës,me të drejt, duke u ftuar në fitoren zgjedhore dhe në legjitimitet filloj edhe protestat dhe bllokadat e rrugëve. Pala maqedone pati mundësi përher të parë lidershipit të UÇK-së të I hakmeret për të bëmat ne 2001, me shumë kënaqesi dhe delire, këtu edhe filloi mbjellja e farës të Nikolla Gruvskit dhe regjimit të VMRO, ku argati PDSH u pajtua me plot krenari (Të kishin turp minimal nuk do mernin pjes në debate politike, po edhe gazetaret kanë fajin e tyre që akoma I ftojnë në emisone ). Kthim prapa ,si  në regjimin Jugosllav ku të” ndershmit “zgjidheshin përfaqesues të popullit. Historia po përsëritet. Me shumë mund BDI -ja arriti që të mos lenë rehat kolicionin qeverisës  VMRO-PDSH , dhe të imponon Marëeveshjen e Majit, ku në të parashihej, zgjedhja e qeveris me Badenter , zgjidhja ligjore e invalidëve dhe të rrënëve të UÇK-së, buxheti me badenter , gjuha shqipe zyrtare. Një ndjenjë  fitoreje pothuajse si më 2001, gjithë populli  e intelektual ” me BDI”, jo përshkak të vetë BDI-së si parti po si parim që legjitimiteti është i shenjtë. Lideri shpirtëror i frymës pro partisë fituese dhe legjitimitetit shqiptar , shkrimtari Kim Mehmeti me shkrimet e tija të famshme ne gazetën Lajm, prof.Imer Ismaili me kolumnat televizive për “legalitetin dhe Legjitimitetin” në tv.Alsat-m dhe vet  tv.Alsat-m me redaktorin Muhamed Zeqiri. Maqedonia dështoi në samitin e NATO-s në Bukuresht, nuk mori ftesën për anëtarësim, kjo u shfrytëzua nga VMRO që të çoj vendin ne zgjedhje te parakohëshme (dorën në zemër edhe si pasojë e tensioneve të mbrendshme , përshkak të mospjesmarjes në qeveri të BDI-së.

Zgjedhjet Parlamentare 2008 – Pasi  që zgjedhjet të prakoheshme ishin te pashmanëshme, PDSH nga turpi qe kaploi përshkak pjesmarrjes në qeveri pa legjitimitet dhe tradhetisë së VMRO me koketimin ndaj BDI dhe nënshkrimit të marveshjes se Majit, PDSH ofroi dorëheqejnë nga qeveria dhe merrëveshje të re politike mes shqiptarëve dhe maqedonëve e ashtuquajtur  marrëveshja e Mars-it. Shqiptarët në prag të luftës qytetare, rivaliteti  mes BDI dhe PDSH  në kulmin e sipër, rrahje dhe plagosje, atentat ndaj A.Ahmetit gjatë fushatës zgjedhore. Rejtingu i BDI me i  Iarti deri më tani, ”rrezikohej” të kthehej në lëvizje politike, më shumë  se një parti e zakonshme (me të drejte) i falej edhe mëkatet 2002-2006, populli i vendosur e “keqëja” PDSH të dënohet masovikisht përshkak të  poshtërimit me pjesmarjen në qeveri pa legjitimitet. Populli rrezikoi edhe plumbin nga aktivistët e PDSH-së me mbështetje direkte të policisë (vrasje në Haraçinë dhe plagosje në Çair), mirëpo i vendosur si asnjëher më parë ,të dënoj PDSH dhe te votoj BDI si shpresë e vetme. Kutitë mbusheshin, lufta qytetare në pragë, fale Havier Sollanës që premtoj se zgjedhjet do perseriten pas 2 javëve  me garancion  se do jen fer dhe demokratike dhe se nuk do të lejohet të përsëritet 5 qershori 2008, situata u kthye  në normalitet. Nikolla Gruevski akuzoj shqipëtarët se jan të pacivilizuar dhe pa kapcitete demokratike për organizim të zgjedhjeve ( një pjesë prej  2% e popullatës). Zgjedhjet u përsëritën BDI fitues apsolut.Të gjithë shpresat u kthyen kah BDI si parti fituese apsolute, Mirëpo pasi që vetë shqipëtarët mundesuan palës  maqedone” kënaqësi” të veçantë duke pasur mosëmarrëveshje  dhe qerrim hesapesh deri në vrasje,me regji te VMRO, ata masovikisht votuan VMRO me mbështetje apsolute 64 deputet. VMRO dhe N.G u emëruan” Penicilin” të shqipëtarëve jo se i njejti solli mirëqenie të begatë ekonomike. Partitë  shqiptare të etur patologjikisht për pushtet u gunjëzuan pa fije turpi duke vrapuar pas selis se VMRO-së per te ulur pazarin politik (PDSH). PDSH-ja skishte çka humbet, mirepo BDI si fitues apsolut dhe me mbështetje ndërkombëtare pasi që haptazi  diheshte fajtori i mbushjeve të kutive (PDSH), nuk kishte nevojë për inferioritet, pasi që e kishte të siguruar edhe legalitetin edhe legjitimitetin për pjesmarje ne qeveri, u kishte transferuar në lëvizje me frymë politike. Ndodhi ajo që nuk pritej BDI në vend se “imponon” kushte , prej frigës se mos ndodh përsëri pranoj kushte nga VMRO te rifreskojmë memeorien : anulimi i Bashkimit të Kërcovës, flamuri me dimension të zvogëluar, ligje të gjuhës, në fakt ligje për kufizim  të përdorimit të gjuhës (nuk është ky ligje as konform kushtetutes aktuale, është bërë si teknologjija ËIRELESS) dhe gjithçka me nivel përkthimi (këtë e ke edhe në Zvicer) raport qytetar institucion jo komunikim institucion me institucion, potencë të dobët në pushtet të papushtet, zhgënjim total. Marrëveshja e Majit nga ana e patrioteve tanë u harrua, gjithçka kishte qenë për pushtet. Arsyetimi ishte se VMRO kishte 64 deputet dhe se PDSH, çdoher është  e  gatshme për ta  zëvendesuar BDI-në, lideri i pakontestushem historik e din çka bën dhe se është në vijë me faktorin ndërkombëtar, veprim përshkak të konstelacioneve ballkanike , duhet durruar se e ardhmja jonë është e” ndritur” në të ardhmen e afërt.

ZGJEDHJET 2011 – Premtim parazgjedhor, votoni BDI se këtë herë ska ku shkon, mos perçani votën(RDK dhe DR-ja) shqiptare, LSDM-ja e  forcuar do ulë numërin e deputetëve të VMRO –së dhe se sa më shumë mbështetje një mundësi me tepër për “kushtëzim “të  VMRO-së.Populli besoi dhe shpresoi,  votoj BDI , ja dhuroi 18 deputetë. Pas mbarimit te zgjedhjet, shqiptarët numëronin drejtorit, ministrit, ligje të gjuhës, ligje për  të rënët e  UÇK-së etj.etj.

“Fontanë dëshirash”, VMRO-si ka numërat vet ,ka nvaresi totale nga BDI. Edhe përskaj kësaj doli marrëvshja e turpit (Muhamed Zeqiri), inferioritet i paparë.VMRO përsëri fitoi betejën politike, maqedonasit së  pari herë kanë opcionin që mbron interesat e tyre nacionale, ndërsa LSDM “tradhëtare” e interesave maqedonase dhe shumë e “butë” ndaj shqiptarëve,përshtypje që PDSH e mbolli dhe BDI e kultivoj me pas.

ZGJEDHJET 2014-Presidenciale dhe Parlamentare  BDI me të njëjtat premtime, dhe thirje për masovitetet në zgjedhje parlamentare ,mirëpo bojkot për zgjedhjet Presidenciale.Të rikujtojm se për këta zgjedhje BDI dhe VMRO i shpallën ashtu që njëherit të mbahen ato presidenciale e pastaj në raundin e dytë  edhe ato parlamentare. Penallti në gol të zbrazur për VMRO-në. Thirja për bojkot iu mundësua zgjedhja e Ivanovit përseri dhe fitore  VMRO me mbi 60 deputet, mundësi që aspak mos të nvaret prej BDI. Ky amatrizëm dhe veprim i BDI-së jo logjik që haptazi është në dëm të saj dhe defaktorizim i shqiptarëve në përgjithësi dhe i pakuptushëm (idiotësi), veprim që  dobëson vetën,mazohizëm politik.Njëjtë ëdhë ndryshimi kushtetues,ku mundësohet që në raundin e dytë zgjedhor presidencial,kryetari i shtetit të zgjidhet me 40% dalje votuesish,jo si deri me tani 50%,defaktorizim me duart tona,rëndësia e votes shqiptare dobësohet(idiotësi).

Shpresa e shqiptarëve BDI zëvendësoi PDSH e Menduh Thacit, të dyjat bashk në shërbim të VMRO. Deri më 2014 ka pas njëfar lloj fije shprese, mirëpo prej 2014 e deri më tani definitivisht nuk ka më parti shqiptare, por ata janë instrument i partive maqedone në pushtet. Demaskim total i faktorit politik shqiptarë,inferioritet i pa parë.

Pas këtyre  zgjedhjeve  opozita maqedonase LSDM shpalli bojkotin e saj në punën e parlamentit dhe paralajmëroj se do siguron dëshmi me falsifikim të zgjedhjeve. Kah fundi I vitit 2014 paralajmëroj publikimin e materialeve te përgjuara të  ashtuqujatura “Bomba” ndërsa publikimin  e bëri në muajin shkurt 2015. Formimi i subjektit të ri politik Levizja Besa.

Viti 2015-“Bombat” e Zaevit-Ne muajin shkurt 2015 lideri I LSDM-së   filloi me publikimin e materialeve të  ashtuquajtura “Bomba”.Në këto material të përgjuara u demaskua dhe u dëshmuan të gjitha dyshimet që egzistonin ne ushtrimin e pushtetit të VMRO dhe Nikolla Gruevskit, njëkohësisht dhe BDI si partner koalicioni në të. Mashtrime, shantazhe, fyerje montime politike, vjedhje votash, krim të organizuar, emërime gjykatës, sabotime, u dëshmuan të gjitha dyshimet që egzistonin për atë pushtet. Me intervenim ndrëkombëtar u arritë një marrëveshje (Perzhino) mes partive me të medha politike,për dalje nga kriza..Meqenëse më tepër interesi dhe këndveshtrimi shqiptar na intereson do te veçoje disa përgjime që kemi ndëgjuar,si psh,përgjimi për procesin e montuar politikë  Sopoti, ndikimi i politikës në emrimet e gjykatësve dhe përgjimi mes ish ministers Jankullovska dhe zëdhënesit të saj Ivo Koteveski për vrasjen e dy shqiptarëve nga një polic me etni maqedonase, ku në atë bisedë ata diskutojnë se si duhet ndihmuar polici duke mësuar e dresuar policin vrasës  paraprakisht  se vrasja ka qenë në vetëmbrojtje, se është  sulmuar në prani të fëmijës nga dy shqiptarët, duke u zgërdhi se jan bë më të mirë  se regjisor filmash, me qëllim që të shpallet i pafajshëm, komunikata e MPB-së u bë në mbrojtje të policit maqedon, para se ai vetë të jep deklaratën në hetuesi, imagjino. Duke i ndëgjuar të gjitha ato “bomba” vërejtëm se gjithë dyshimet për montime ndaj shqiptarëve që çdoher kemi dyshuar, u dëshmuan, por e” mira” kësaj radhe hera e parë pala maqedone e pranon atë si fakt, në këtë rast siç është LSDM-ja, parti maqedone.Gjatë hartimit dhe bisedimeve për  marrëeshjen Perzhino aktorët politik shqiptar nuk mbrojten interesin shqiptar për fat të keq edhe atë duke pas argument shumë të forta,sic ishin përgjimet ku dyshimet u verifikuan ,në vend se të kërkojn diç përtej marrëveshjes së Ohrit ata shpallin fitore se do kemi MTV2 24h-orë dhe ministër për punë të mbrendshme njëmujor (Artan Grubi).Turp!Nuk nxorëm asnjë mësim prej materialëve të përgjuara, mundësija ka qënë e madhe edhe për ndonjë marëveshje të re” përtej” Ohrit (duhet diskutur për kët shans dhe mundësi të humbur).Maqedonasit ne mes vete(LSDM ndaj VMRO)përshkak humbjes se besimit, LSDM-ja arriti të mundësoj që ministri dhe zëvndësministri me qenë me nënshkrim të lidhur,të pamundesohet dominimi i njërës palë ndaj tjetres në qeverin e Përzhinos,në vend se shqiptarët të insistojn per të njëjten dhe të vazhdoj ky precedent edhe pas qeveris Perzhinos.Një mundesi e humbur për ndarje të pushtetit në menyre konsenzuale pa prekur në unitarizmin e shtetit).  Ditëve të fundit gjyqësia dëshmon se ka arshin të ndryshëm mvarësisht se cilës etni I takon I akuzuari.Grujevski dënohet me 1,5 vjet burg edhe pse ai në shtetet normale minimum me burg të përjetshëm do të burgosej, ndërsa shqipëtarët për thyerje xhamash të gjykatës me 3-5 vjet burg (protestuesit e rastit Monstra).Më të interesuarit per ndryshime dhe reforma në gjyqësore duheshte të jemi ne si shqiptar.

Zgjedhjet e vitit 2016-Shumë shkurt, këtë periudhë e kemi shumë të freskët dhe ska nevojë shumë për rikujtim. Anti –Gruevizmi (sentimenti i shqiptarëve-ku LSDM me mjeshtëri e shfrytëzojë) në kulm. Në këto zgjedhje garojnë edhe dy forca të reja politike, Lëvizja Besa e formuar në Nëntor të vitit 2014 dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës, që do i bëjnë ball BDI-së veçmas. Gabim trashanik (ky gabim mundësoi që BDI-së ti vazhdohet jeta politike). Për herë të parë Shqiptarët të dëshpëruar nga organizimi politik një  numër i konsiderushëm mbështesin LSDM, si shpresë dhe mundësi antivmro, humbje besimi te subjektet shqiptarë. BDI  përherë të parë u kërcënu seriozisht nga këta dy forca si dhe nga shqiptarët që mbështetnin LSDM që mori simpati të mëdha nga shqiptarët, arsyeja dëshprimi total nga BDI, dorën në zemër me përgjimet hera e parë pala maqedone (LSDM)  ka pranuar se shteti ka bërë montime politike kundër shqiptarëve. Rezultati i zgjedhjeve dëshmoi se opozita shqiptare bashkë ka më shumë vota se BDI , LSDM dhe partitë tjera opozitare gjithashtu më shumë, mirëpo doli me 2 deputetë më pak se VMRO(mbështetje shumë e fuqishme për VMRO përskaj përgjimeve, falje krimesh për inat apo hatër të sentimentit antishqiptar).

Qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në të kaluarën e afërme është që të përkujtojmë ecurit e ndodhive politike dhe nga ato presim të marim mësim. Ndoshta nuk janë cekur të gjitha ngjarjet  por besoj se ata më kryesorët dhe më të rëndësishme  jan cekur në këto rreshta të lartëshkruara. Sugjeroj partive politike , Alanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të bëjnë nje udhëtim në kohë, dhe më pas të marin  mësime për ti bëreë oponenc më të mirë BDI -se. Jo rastësisht e them këtë pasi që BDI fal asaj që te anëtarët e Lëvizjes Besa dhe Aleancës po vërehet një mosdije apo mos pasje njohurish ,diskontinuitet  dhe një gap  kohore për ngjarjet politike në të kaluaren e afërm , kronike të dobët politik, BDI-ja prej një fajtori të madhë “fitonte “debatet televizive,  po bënë kthesë falë këtij amnezioni të subjekteve të reja politike. BDI-ja nuk ka çka të ofron më, ajo mundohet me mish e me shpirt të mbijeton në bazë klienteliste nëpërmjet punësimeve dhe tendrave të pushtetit ,është harxhuar totalisht, ka mbetur pa ideologji,  synon vetëm pushtetin për interesa material,  pa frymë, tamam siç thoshte para disa viteve lideri i saj, parti Tematike, në çdo moment i ka diku 80 mijë vota me strukturën e saj klienteliste dhe do te i posedoj në  çdo moment këto numëra votash.

Duke i patur parasysh gjithë historikun e lartë përmendur politik opozita shqiptare Aleanca me Besë duhet të përgjigjet në shumë nga këta çështje dhe ngjarje të sipërpërmendura, sidomos  në dy pyetje shumë thelbësore:1.Organizimin dhe veprimin politik do ta bëjnë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve aktuale që janë në fuqi  apo

 2.Marrëveshja e Ohërit nuk mjafton dhe duhet bërë ndryshime të reja kushtetuese, le të na e thotë qëndërimin e saj dhe  te vërtetën.Nuk jemi shteteformues dhe entitet me etnitet(populli mbi 20%, jo populli Shqiptar) .

Nëse kjo kornizë e kushtetutës dhe ligjeve që kanë dal prej MO-se është e mjaftushme atëher le të nderpriten demagogjit dhe nacionalizmi romantik, vetëm për vota, atëher po pajtohemi me këto norma juridike aktuale dhe me njerëz më të mirë ,e më të kualifikuar (norma morale, pa  normë juridike)do behet maksimumi në jetësimin më të përpiktë të Marveshjes së Ohërit.

Nëse nuk jeni të kënaqur me këto norma juridike të MO-se, atëherë përvishuni punës dhe kërkoni ndryshime kushtetuese. Të mësohemi të jemi  legal njëher e përgjithmonë. Pa skizofreni politike. Shih më lartë, ndodhit e vitit 2006, hyrja e PDSH-së në qeveri si humbëse ishte presedan, pala maqedone në fakt shkeli marrëveshjen e Ohrit, saktësisht frymën e saj, kur njëra palë shkel marëvshjen, pala tjetër ka të drejtë nga arbitri ndërkombëtar të kërkon marrëveshje te re. BDI arriti ta siguroj  Marrëvshjen e Majit mirëpo asnjëherë nuk insistoi të jetësohet, e kishte pasur për pushtet jo për dinjitet. Dështuam! Çfar shansë i humbur!  Këto gjëra duhet thënë qart nga opozita Aleanca me Besë, askund si kam dëgjuar të përmendin krizën politike 2006-2008 këtu është gjeneza e problemit, këtu ne shqiptarët e vëm re se kemi bë shumë gabime gjat hartimit të Marrëveshjes se Ohërit, kemi harxhu milionat e diasporas, qindra dëshmor, invalid lufte, mijëra shtëpi të djegura dhe në fund e kemi mundësuar që në qeveri pala maqedonase në ekzekutiv të na zgjedh përfaqësuesit e jo vet , ne zgjedhim vetëm përfaqësuesit në parlament jo edhe aty ku buron pushteti ,ekzekutiv-qeveri. Pjesëmarje pa vendimarje!Organizimi politik shqiptar me këto korniza ligjore është i pakuptimt. Nëse pajtohemi me këto korniza kushtetuese atëherë, ofroni vetëm normën morale, se ju keni njerëzit më me moral dhe dinjitet dhe më të kualifikuar, të vazhdojmë me konceptin qytetar dhe të mos  lodhemi kot me nacional-romantizma  kreshnikësh  në deklarim, e në vepër dëshirues dhe lakmues  vetëm të  pushtetit. Njërën duhet bërë, duhet përcaktuar! Sa nuk është bë  vonë. BDI-ja në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare mund të bëhet bashkë me LSDM me marrëveshje parazgjedhore me lista të përbashkëta zgjedhore (deri në zgjedhjet e Dhjetorit 2016  BDI-ja mbronte tezën se Maqedonia është shtet i bashkësive etnike jo të qytetarëve, i konvenonte politikisht  nga prizma e interesit partiak, ndërsa sot bënën të kundërtën dmth joparimore), nëse nuk pronocoheni tash, kot do ta  keni edhe nëse fitoni shumicën shqiptare, qeverinë do formon përsëri LSDM-BDI, do thiren në konceptin qytetar dhe unitarzimin e shtetit, me të drejtë. Mbështetja ndaj jush nga votuesi shqiptar  le të jetë produkt i parimeve dhe frymës suaj të re,  e jo produkt e mëkateve politike të BDI-së dhe shkeljeve të parimeve bazë që ajo i ka premtuar.

 

 

 

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top