Maqedoni

Apeli vendosi për ankesat e të dyshuarve për terrorin e 27 prillit

Dhuna-ne-Kuvend-27-prill-696x390

Gjykata e Apelit i hodhi poshtë ankesat e të akuzuarve në lidhje me ngjarjet e Parlamentit më 27 Prill të vitit 2017. Gjykata e Apelit i vërtetoi vendimet e Gjykatës Themelore në Shkup për Oliver Popovskin, Goran Gjoshevskin, Vlado Jovanovskib, Mitko Çavkovin, Igor Durlovskin, Munir Pepiqin, Dushko Lazarovin, Mitko Peshovin, Oliver Radullovin, Bogdan Ilievskin dhe Ilija Sllavevskin. Ndërkohë policia sot mësohet se ka arritur që të arrestojë edhe një të kërkuar nga personat e akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë. Është arrestuar Mlladen Dodevski, njëri nga personat për të cilët u shpall fletarrest ndërkombëtar. Policia ende nuk ka dalë me informata zyrtare për kapjen e këtij personi dhe as nuk është paralajmëruar se do të ketë ndonjë njoftim tjetër. Të kërkuar tjerë janë edhe Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikolla Mitrevski-Koljo, Dejan Davidovski dhe Mitre Ptropovski.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top