Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin Asllan Bajraktari.

“Në këtë mënyrë gjykata e shkallës së dytë, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Dega në Skenderaj , të datës 09.08.2018”, thuhet në njoftim.

Bajraktari, që është imam në xhaminë e fshatit Jashanicë të Klinës, po dyshohet se ka kryer veprën penale po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Kanosje” si dhe veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve”.

“Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij”, thuhet në njoftim.

Asllan Bajraktari dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e familjes së Presidentit Hashim Thaçi ku ka kërcënuar familjarët, pasi ka qenë i paknaqur me ndarjen e një subvencioni në bujqësi.

Loading...