Aplikacioni në gjuhën shqipe “Yjet” lansohet edhe në Android

Aplikacioni magjik me përralla dhe vjersha për fëmijë e të lexuara nga aktorja Leze Qena, është lansuar edhe zyrtarisht për platformën Android dhe në mes tjerash sjell disa të reja për përdoruesit.

Tani do të jetë në shfrytëzim edhe tema dimërore, ku në mes tjerash të gjitha pamjet, vjershat dhe elementet e aplikacionit do të karakterizohen me prezencën e borës dhe elementeve tjera argëtuese, veçmas për fëmijë. Përrallat si Borëbardha, Dhelpra, Cjapi tani janë të gatshme për përdorues edhe në Android kurse për të dyja platformat, zhvilluesit nga Kosova kanë shtyrë përpara edhe disa veçori të reja si mundësia për fëmijë si ngjyrosja e librit me karaktere si dhe kuizin me pyetje sfiduese për të rriturit.

Kuizi tani karakterizohet me pyetje të reja dhe është bërë më dinamik e më sfidues. Përdoruesit,pikët e fituara mund t’i postojnë dhe krahasojnë me përdoruesit e tjerë. Ngjyros, është një lojë e re në për fëmijë në aplikacionin Yjet, e cila iu mundëson fëmijëve të ngjyrosin karakteret e tyre të përrallave sipas dëshirës, dhe më pas ato punim të shpërndahen nga prindërit në Facebook.

Të gjitha këto risi janë të gatshme për të gjithë përoduresit si në iOS ashtu edhe në Android, dhe mund të shkarkohen falas qysh tani. Yjet është zhvilluar nga një ekipë entuziastë dhe profesional nga Kosova, të cilat janë edhe duke planifikuar aplikacione të reja të kësaj fushe, për tregun vendor dhe të huaj.

Shkarko në Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.appsix.yjet

Shkarko në iOS: https://itunes.apple.com/us/app/yjet/id1006568213?mt=8

 

 

Loading...