Apo përsëriten VETOT nga presidentët , vallë kjo a mund të jetë rastësi, animozitet apo sinkronizim?

Refuzimi për MOSDEKRETIM nga presidentët më 2008 ( Branko Cërvenkovski )dhe 2018 ( Gjorgje Ivanov),shpërfaq sinkronizim lajthitjeje, të cilën Ali Ahmeti , Ziadin Sela shtiren se sikur nuk ka ndodhur !

Miq të dashur,

Pra Ligji për gjuhët që për niansa zgjeron mundësinë e përdorimit të Gjuhës shqipe, në fakt ligji në fjalë trajton mënyrën dhe hapësirën e përdorimit TË GJUHËVE TË BASHKËSIVE ETNIKE MBI 20 % NË RM, eështë TEMA me të cilën edhe njëherë establishmenti maqedonas Vmro-Dpmne & Lsdm i futi në lajthitje duke luajtur politikisht në mënyrë të ,,sofistikuar,, mish mash me lidershipet e partive politike shqiptare.

Ju lutem, veprimet politike thuaja se përsëriten ,vetëm varësisht se cili subjekt udhëheq me qeverinë ,ndërkaq nga partitë shqiptare se cili subjekt me kë bëjnë ortakinë qeverisëse në atë qeveri.

Ligji në fjalë tani për tani i mbetur në ,,hasra,, siç do të thoshte populli, për shkak të mosdekretimit nga presidenti i shtetit dhe amandamentimit me mijëra amandamente nga Dpmne-ja, në vitin 2008 mbante emrin -Ligji që e flasin 20 % e bashkësive etnike në RM dhe në Njësitë e Vetqeverisjesjeve lokale-, ndërsa tani mbanë emrin -Ligji për gjuhët-, e ndërkaq zbërthimi në përmbajtjen është identik sipas amandametit V të Kushtetutës dhe ligjit të 2008 ,përfshirë këtu edhe niansat shtesë të hapësirës së përdorimit të gjuhëve. Mirëpo lajthitja dhe SINKRONIZIMI i establishmentit maqedonas edhe më 2018 është i njëjtë SEPSE;-

– Më vitin 2008, Ligji pas miratimit të parë u refuzua për Dekretim nga presidenti i atëhershëm Branko Cërvenkovski , para saj Kryesocial demokrati nr.1,e ndërkaq në vitin 2018 u refeuzua për dekretim nga presidenti aktual Gjorgje Ivanov, Vmro-isti dhe Dpmne-isti poltron sui generis .

Do të ishte e dhimbëshme sikur këtë lajthitje të mos mundet ta shehë lideri Integrist z.Ali Ahmeti , apo poqëse do të shtirej se sikur nuk i ka në dijeni këto stenograme ,atëherë do të ishte tragjike !

( q/a )

Loading...