Mbi dhjetë kompani të huaja nga Greqia, Italia, SHBA-ja, Kina, India, Turqia dhe Rumania janë të interesuara në mënyrë serioze për të investuar në Maqedoni, kumtoi sot ministrja pa resor, për Tërheqjen e Investimeve të Huaja, Zorica Apostollska.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Qeveri, Apostollska informoi se në 100 ditët e kaluara ka realizuar kontakte me ekipet e menaxherëve të kompanive të cilat janë kryesisht, nga industria automobilistike, arsimi, sektori financiar dhe energjetika.

Ministrja nënvizoi se transparenca, trajtimi i barabartë dhe mbështetja në bazë të rezultateve të arritura mbeten prioritet në politikën qeveritare ndaj investitorëve të huaj dhe vendor.

Siç theksoi, në takime të vazhduara me investitorë të huaj në Maqedoni qartë është shprehur edhe përcaktimi i Qeverisë për bashkëpunim.

“Të gjithë investitorët janë të mirëseardhur. I inkurajojmë që kapitalin e tyre ta realizojnë këtu. Qeveria vazhdon me mbështetjen e pa rezervë në këtë segment”, potencoi Apostollska.

Duke dhënë llogari për punën e bërë, përmendi se mundësitë investuese të Maqedonisë janë prezentuar para odave ekonomike dhe kompanive gjermane, para investitorëve potencial italian nga Pula, një prej rajoneve më të zhvilluara të Italisë, si dhe para investuesve holandez. Oda Ekonomike e Greqisë Veriore është ftuar në takime në Maqedoni dhe në forumin për sipërmarrës të rinj prej të dyja shteteve, ndërsa me përfaqësuesit e Bankës kineze për zhvillim është biseduar për projekte të reja nga sfera e infrastrukturës.

Loading...