Qendra kulturore për fëmijë-Karposh dhe Qyteti i Shkupit, të dielën 1 prill 2018, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 organizojnë në sheshin Maqedonia ahengun për fëmijë “Apriliada 2018- Shkupi qesh” për të gjitha kopshtet, shkollat dhe fëmijët nga qyteti i Shkupit dhe rrethina e tij.

Në pjesën ditore të ahengut me maska, princeshat, zanat, klounët dhe të gjithë personazhet e filmave vizatimor do t’i argëtojnë seksioni i baletit modern dhe folklorit të SHKA “KARPOSH”, Mina Blazhev, Bilbili i artë dhe grupet e vallëzimit nga shkollat fillore në Shkup.

Ahengu i mbrëmjes do të fillojë në ora 20:00, dhe në sheshin Maqedonia do të performojnë: VIS t-Amanet (përbërje instrumentale dhe vokale), Aleksandar Mitrevski, Vlatko Ilievski Aleksandar Tarabunov, Trio “Sherbet”, Elita Zibehari dhe Grupi – “Live Band”, dhe në fund do të performon edhe dixhej.

Qendra kulturore për fëmijë – Karposh me konkurse u ka bërë thirrje shkollave fillore për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe të konkurrojnë për maskë më të bukur dhe karikaturë, për të cilat do të ndahen çmime dhe shpërblime të vlefshme, si dhe diploma. Në pjesën e mbrëmje të manifestimit në binë do të defilojnë nxënësit e shkollave të mesme me maska ​​grupore, dhe pjesëmarrësit me maskë me të mirë do të marrin shpërblim të vlefshëm.

Loading...