Maqedoni

APSH kundër BDI-së, apelon që të bojkotohen zgjedhjet e mundshme të ardhshme

images-2

Aleanca për Shqiptarët i thërret partitë politike të shqiptarëve që të bojkotojnë zgjedhjet e mundshme të ardhshme të parakohshme, nëse asnjëra palë nuk e pranon platformën politike të shqiptarëve.

Ky qëndrim vjen pas deklaratës së mbrëmshme të Ali Ahmetit, i cili tha se janë të hapura pesë mundësi, ndër të cilat edhe zgjedhje të reja. Ziadin Sela thotë se është koha që të zgjidhen çështjet e shqiptarëve në Maqedoni, ndryshe kriza politike do të thellohet.

Çështja e koalicionit me OBRM-PDUKM-në është një problem tjetër që nuk i përputh qëndrimet e nënshkruesve të Platformës së partive shqiptare në Maqedoni.

Afrim Gashi nga Lëvizja Besa thotë për Tv Telma se Ahmeti dhe Gruevski kanë përgatitur skenare, ndërkaq para elektoratit do të paraqiten si shpëtues të kombeve, por qëllim e kanë të bëjnë qeveri dhe të mos e vazhdojnë mandatin e PSP-së.

To Top