Arbana Xharra e ofendon rëndë Erdoganin. Ja si e quan

Gazetarja dhe publicistja e njohur kosovare, Arbana Xharra sërish ka komentuar deklaratat e presidentit të Turqisë, Taip Erdogan, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ajo është shprehur se pushteti i tij po rrezikohet edhe në Turqi dhe se gjasat janë të vogla për ta shtrirë ndikimin në rajone tjera.

“Ti s’je ka mundesh me mbajte Turqine more pus, ke mbete tu prite kush po te jep naj pare si Katari. Jerusalemit as me ju afru, e per Ballkan, pa pare ketu as hoxha nuk te lane😂””ka

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në provincën lindore turke Mus, deklaroi ambiciet e tij për shtrirjen e influencës turke që nga Meka e Jerusalemi e deri në Ballkan.

“Nëse shikojmë prapa Malazgirtit nënkupton Mekën, Jerusalemin ndërsa nëse shikojmë përpara nënkupton Bursën, Edirnen, Stambollin, Rumelinë dhe gjithë Ballkanin”. – deklaroi Presidenti Erdogan.

Në ceremoninë e cila shënon përvjetorin e Betejës së Malazgirtit, duke uruar 947-vjetorin e Fitores së Malazgirtit Erdogan shtoi: “Uroj edhe një herë këtë fitore të bekuar për të gjithë popullin tonë dhe gjithë turqit që ndodhen në katër anët e gjeografisë sonë. (INA)

Loading...