Arben Labënishti ia çon një “selam” të fuqishëm BDI-së! (FOTO)

Ish ministri dhe deputeti i BDI-së, Arben Labënishti, akoma mbetet një “halë në sy” për drerjtuesit aktual të BDI-së, duke pasur parasysh mbështetjen e konsiderueshme që ai gëzon në qytetin e Strugës dhe më gjërë. Sot përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga mbështetësit e tij, Labënishti siç duket i jep një mesazh të fuqishëm kundërshtarëve të tij në këtë parti, duke ironizuar me moton e kësaj partie për zgjedhjet e ardhëshme “Fillojmë”.

“Ne vazhdojmë ndërkohë të tjerët mendojnë të fillojnë” shkruhet në foton në fjalë, ku Labënishti është i rrethuar nga aktivistë dhe antarë të BDI-së nga Struga, njofton portali Drini.mk

Aktivitetet e Arben Labënishtit nuk kanë ndaluar prej kohës kur ai dha dorëheqje nga funksionet politike që kishte në BDI, për shkak të kundërshtive që kishte me mënyrën e funskionimit të partisë së Ali Ahmetit.  Edhe pse pa pushtet politik, një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të BDI-së i qëndruan dhe vazhdojnë ti qëndrojnë përkrah duke realizuar shumë shpesh takime dhe aktivitete të ndryshme./Drini.mk

FOTO: Arben Labënishti me anëtarë dhe aktivistë të BDI-së në Strugë!

Loading...