As nga BDI-ja nuk qartësojnë nëse brenda ligjvënësit janë siguruar votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Në emisionin “Rruga drejt”, Arbër Ademi nga radhët e BDI-së tha se partia e tij po bën përpjekjet e saj për sigurimin e votave. Sipas Halil Snopçes nga Aleanca për Shqiptarët, Qeveria nuk është angazhuar seriozisht për të bindur palën e kundër për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Skender Rexhepi-Zejd nga radhët e Besës, beson se ka deputetë të VMRO-DPMNE-s që janë të gatshëm të votojnë.

Loading...