Kulturë

Arbër Elezi, vendin e parë në Samitin Ndërkombëtar të Fotografisë në Maqedoni

fotografi-640x348

Samiti Ndërkombëtar i Fotografisë i cili kësaj radhe është mbajtur për herë të parë në Ballkan, më konkretisht në Maqedoni, ka mbledhur në një vend fotografë nga vende dhe profileve të ndryshme.

Në këtë Samit për herë të parë ka marrë pjesë edhe fotografi kosovar Arbër Elezi, duke arritur kështu të dalë edhe fitues i kësaj gare në mes të një konkurrence shumë të fortë.

Fotografi Arbër Elezi ka treguar për KultPlus se juria profesionale e këtij Samiti ka qenë në përbërje me fotografë të cilët kanë me dhjetëra çmime ndërkombëtare dhe vijnë nga 12 shtete të ndryshme si: Franca, Polonia, Turqia, Portugalia, Rusia si dhe vendet aziatike.

Kjo juri unanimisht e ka vlerësuar me pikë maksimale fotografinë e Elezit, duke e bërë kështu atë të vetmin i cili ka arritur t’i marrë pikët maksimale në këtë garë. “Pasi u shpalla fitues, jam ndjerë tepër i lumtur, kam pas ndjenja të papërshkrueshme. Një motivim shumë i madh për të vazhduar tutje. Ky është çmim ndërkombëtar dhe tashmë më janë hapur dyert drejt Evropës dhe Botës”, ka thënë Elezi për KultPlus.

Fotografia fituese e Elezit është realizuar në vitin 2016 dhe është fotografi nga një dasmë e vërtetë dhe jo e realizuar me modele.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top