Ardhmëria e Vardarit në tribuna!!!

Reshat Ibrahimi

Shumica e njohësve të futbollit thonë se ai është ardhmëria e Vardarit të Shkupit. Në ndeshjen e para një jave falë tij Vardari fitoi në Ohër, kundër Mlladost, duke i mbajtur kuqezinjtë e Shkupit në vendin e parë.

Bëhet fjalë për Jasir Asanin, i cili pjesë e ekipit të parë është nga viti 2013, atëherë kur kishte vetëm 18 vjet dhe për dy sezone ka zhvilluar 50 ndeshje.

Para ca kohësh festoi një jubile të vogël, duke hyrë në klubin “50” të Vardarit me vetëm 20 vjeç.

Mirëpo, të gjitha këto suksese sikur nuk po i mjaftojnë trajnerit të skuadrës Goce Sedloski që ta fitoj besimin e tij për ta inkuadruar në lojë. Madje, ka raste kur Sedloski nuk e përfshinë as në mesin e 18 futbollistëve, siç ishte sot në ndeshjen kundër Bregallnicës!

Pa dashur t’i përzihem në punën e tij, mendoj se Sedloski me veprimet e tij sikur po tallet me futbollistin perspektiv jo vetëm të Vardarit, por edhe të Maqedonisë!

Zoti Sedloski, Asani nuk meriton një trajtim të tillë. Atij duhet t’i jepet rasti, sepse nëse vazhdoni me veprime të tilla djaloshi nga Shkupi, edhe pse është i dashuruar pas topit të futbollit, mund të humb vullnetin e madh për lojë.

Unë jam optimist se ju do të ndryshoni qasjen ndaj lojtarit për të cilin keni pohuar se është i talentuar.

Loading...