Ardian Kozniku për Lajm: E lus Zotin që Modrici me shokë t’i revanshohen Francës për humbjen e vitit 1998

Kroacië është në festë pas triumfit (2-1) ndaj Anglisë në gjysmëfinale dhe kualifikimit në finale të botërorit, “Russia 2018”.

Ky është suksesi historik, në të cilën kjo gjeneratë tejkaloi atë të vitit 1998. Mjëra njerëz në qytete të ndryshme të Kroacisë kanë ndjekur ndeshjen para ekraneve televizive dhe në vende të hapura, duke mos i ndaslur as shiu.

Ardian Kozniku, futbollisti legjendar shqiptar dhe kroat, i cili me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në botërorin Francë’98, rrëfen për Lajm atmosferën në Zagreb dhe qytetet tjera të këtij vendi, ndeshjen me Anglinë dhe shanset e Kroacisë në finale kundër Francës, të dielën.

“Në tërë Kroacinë ka mbretëruar dhe po mbretëron festë e madhe, pas triumfit ndaj Anglisë në gjysmëfinale të kupës së botës në Rusi. Kjo fitore është festuar në të gjitha qytetet kroate, kanë festuar i madh e i vogël.  Kjo gjeneratë nuk na e kaloj vetëm neve që fituam vendin e tretë në KB në Francë në vitin 1998, por edhe gjithë botës. Një shtet me vetëm 4 milion banorë të luaj në finale, kjo është dicka fantastike.  Ende nuk pak na besohet se jemi në finale të botërorit. E tash kemi një tjetër ëndërr ta fitojmë botërorin. Më vjen mirë që kësaj feste i janë bashkuar jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Kroaci, por edhe në Kosovë dhe Maqedoni”,  e nis bisedën e tij Ardian Kozniku, i cili flet për gazetën Lajm nga Spliti, ku po kalon pushimet e verës.

Kozniku  thotë se Kroacia me meritë fitoi Anglinë.

“Me meritë arritëm që të fitojmë Anglinë. Ndeshja ishte shumë e vështirë, fillimi nuk ishte i mirë për Kroacinë, por mëpas gjithcka erdhi në vendin e  vet. Futbollistët kroat treguan kompaktësi në lojë, nuk u ndalën në asnjë moment, dhanë atomin e fundit në ndeshje dhe fitorja erdhi. Mendoj se harmonia, disiplina, kualiteti e sollnë Kroacinë në finale. Te Kroacia ekziston një harmoni nga ekonomi e deri te presidentja e vendit”,  thekson legjenda e futbollit Ardian Kozniku.

Ai thotë se shanset në finale janë të barabarta, por shpreson se në fund do të triumfoj Kroacia.

“Finalja shpresoj të jetë një lojë e mirë, sepse aty kanë mbërritur skuadrat më të mira dhe me plotë meritë. Franca ka lojtarë fantastik, por mos harroni se edhe Kroacia ka lojtarë fantastikë. Të dyja kombëtaret kanë top emra. Mendoj se shanset janë 50-50, por kam dëshirë të fitoj Kroacia. E lus Zotin që këta lojtarë t’i revanshohen Francës për atë humbjen e vitit 1998. Loja mund të zgjasë edhe 120 minuta, nuk i dihet, sepse është finale e botërorit, por shpresoj se me lojë të mirë dhe me pak fat mund ta fitojmë kupën e botës”, përfundoi Ardian Kozniku, futbollisti që me Kroacinë fitoi vendin e tretë në botëororin e Francës në vitin 1998.

Loading...