Ai është një nga moderatorët dhe kantautorët më të dashur shqiptarë.

Këtë herë duket se Ardit Gjebrea i është kthyer pasionit të tij për muzikën.

Ai ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet në studio shumë i emocionuar për këtë rikthim. “Ai momenti kur je në dimension tjetër…”,-shkruan Gjebrea krahas fotos së publikuar në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse kjo është një foto për nostalgji, apo nëse Arditi po e mendon vërtet një rikthim në muzikë me një material të ri muzikor./Gazeta Express/

 

Loading...