Policia e Maqedonisë ka arrestuar në aeroportin e Shkupit dy shtetas të Shqipërisë, me dy fëmijë. Shkak për arrestimin e tyre është dyshimi për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Bashkë me dy të arrestuarit kanë qenë edhe dy fëmijë, një në moshë dy e tjetri në moshë tetëvjeçare, shkruan Gazeta Lajm. Policia nuk ka sqaruar nëse dy të arrestuarit janë bashkëshortë dhe nëse fëmijët janë të tyre.
Sipas policisë ata u janë dorëzuar inspektorëve për Krim tejkufitar në Shkup.
“Më datë 19.09.2018, në ora 4 30 minuta në Vendkalimin kufitar Aeroporti “Shkup”-Shkup, për shkak të dyshimeve të bazuara që kanë kryer vepër penale “falsifikim të dokumentit”, janë ndalur personat T.A.(29) ,T.E.(27) nga Republika e Shqipërisë, kurse me ta kanë qenë edhe dy fëmijë në moshë dy dhe tetë vjeçare. Personat janë dorëzuar inspektorëve nga Sektori për krim tejkufitar dhe migracion në Shkup, për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Loading...