Argjentina, kryeqendra botërore e librit

Libri

Buenos Aires, kryeqyteti argjentinas është përshkruar si toka e mrekullive për të apasionuarit e librit, me dyqane librash më shumë se çdo qytet tjetër në botë, sipas një studimi të World Cities Culture Forum (një rrejt bashkëpunues i qyteteve të botës që besojnë në rëndësinë e kulturës në lulëzimin e qyteteve).

Kryeqendra e Argjentinës ka një popullatë prej 2.8 milionë banorësh dhe regjistron 25 librari për 100,000 banorë.

Arsyet se pse ka kaq shumë librari, janë komplekse.

Aty përfshihet vështirësia dhe kostoja e lartë për të blerë teknologji të reja dhe përjashtimi e librave nga taksat e detyrueshme, duke i bërë kështu ata të përballueshëm për tu blerë.

Libri1

Atje ka edhe shumë shkrimtarë të rinj, të cilët sigurohen që gjeneratat e ardhshme të jenë të mahnitura nga fjala e shkruar.

“Kjo kulturë e të lexuarit është shumëvjeçare në Buenos Aires. Njerëzit lexojnë në metro, në parqe, duke shkuar te libraritë e edhe te panairet. Ky është një aktivitet shoqërore që njerëzit duan ta ndajnë me njëri tjetrin, dhe të jenë pjesë e tij”, ka thënë shkrimtari Fabian Martinez për Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Loading...