Arian Asllanaj nga Lëvizja Besa është emëruar drejtor te Shtëpia Memoriale “Nënë Tereza” në Shkup. Përveç që posedon biografi të pasur personale në sferën e kulturës, Asllanaj rrjedh edhe nga një familje e njohur nga Shkupi, me traditë në arsim dhe kulturë, shkruan Gazeta Lajm. Dy prindërit e tij janë profesorë të artit muzikor në shkollën e mesme, kurse vëllai poashtu profesor në Akademinë Muzikore në Universitetin e Tetovës.
Shkollën e mesme e ka kryer në Ilija Nikollovski-Luj, arsimin e lartë në Fakultetin e artit muzikor. Para se të emërohet drejtor, 15 vite ka qenë profesor i edukatës muzikore. Poashtu ka punuar edhe në ambasadën britanike në Shkup, si dhe në UNICEF dhe OKSFAM. Është edhe anëtar i grupit “Orkideja”.

Loading...