Maqedoni

ARIFI: Do ndërtojmë kohezion bashkëveprues me të rinjtë e BDI-së (FOTO)

teutaaa

Kandidatja e BDI-së për kreun e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sonte është takuar me rininë e kësaj partie, që siç e quajti është boshti kurrizor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që do të japë gjithçka nga vetja për të korrur fitoren më të thellë të BDI-së në Tetovë.

“Do të ndërtojmë një kohezion bashkëveprues me të rinjtë e BDI-së, ata që ishin flamurtarë të fitores në vitin 2013 edhe në këtë cikël zgjedhor dëshmuan veten me përkushtimin e tyre në këto ditë fushate intensive, për të bindur çdo kategori qytetarësh t’i bashkangjiten karvanit të fitores”, tha Arifi.

Ajo gjithashtu theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim është i të rinjve, do të ju ngelet të rinjve, ata do të jenë vazhdimësia e misionit që aspiron antarsimin e vendit drejt strukturave euro-atlantike.

To Top