Maqedoni

Arifi i Elitës 5: Kërkojmë lirim të shpejtë të gjeneralit Ramush Haradinaj (Video)

Në protestën e sotme të organizuar para ambasadës franceze në Shkup, ku u kërkua edhe një herë lirimi i Ramush Haradinajt, ka pasur edhe artistë dhe njerëz të kulturës. Në emër të tyre ka folur frontmeni i grupit “Elita 5”, Arif ZYberi.

“Kemi ardhur të protestojmë kundër arrestimit të komandantit, gjeneralit, Ramush Haradinaj të cilit i është bë një padrejtësi e madhe dhe po mbahet pa të drejtë në arrest. Ai dhe familja e tij kanë dhënë sakrifica të mëdha për çlirimin e Kosovës, krijimin e shtetit të Kosovës. Apelojmë që sa më shpejtë të lirohet dhe të kthehet në Kosovën e tij”, ka thënë Zyberi.

To Top