Arifi kundër ndërrimit të Luginës së Preshevës me Veriun e Kosovës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi hodhi poshtë idenë e pretenduar të kongresistit amerikan, Dana Rohrabacher për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve – jugu i Serbisë dhe me pjesën veriore të Kosovës, do të destabilizonte rajonin, transmeton lajmi.net.

Ai në një intervistë për BalkanInsight, ka thënë se shkëmbimi i territoreve do ta minonte stabilitetin në rajon, gjë që në mënyrë të qartë është edhe në kundërshtim me politikën e BE-së.

Loading...