Arkitektja Dame Zaha Hadid, dizajnët e së cilës përfshinë Qendrën Olimpike Ujore të Londrës, ka vdekur në moshën 65 vjeçare.

E lindur në Irak, këtë vit ajo ishte gruaja e parë ta pranoj Medaljen e Artë (Riba) të Institutit Mbretërorë të Arkitektëve Britanikë për mirënjohje të punës së saj.

_89027048_mountain_museum

Ajo ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër të enjten në një spital në Majami, ku ajo ishte duke u trajtuar për bronkitis.

Dizajnët e saj kanë qenë të kërkuara në mbarë botën, duke përfshirë Hong Kongun, Gjermaninë dhe Azerbajxhanin, njofton Lajm.

Në momentin e pranimit të Medaljes së Artë në shkurt, Dame Zaha tha se ajo është krenare që është gruaja e parë arkitekte të fitoj.

Lindi në Bagdad, ajo studioi matematikën në Universitetin Amerikan në Bejrut – ku më vonë ajo dizajnoi një ndërtesë në një kampus i cili u kompletua në vitin 2014 – para se të ngritët më lartë në karrierën e saj tek Shoqata Arkitekte në Londër.

vitra

Puna e saj e parë më e madhe për tu ndërtuar ka qenë “Vitra Fire Station” në Weil am Rhein në Gjermani. /Lajm

 

Loading...