E­ Dhjetëra mbështetës të opozitës në Kosovë, u mblodhën ditën e sotme në qendër të Prishtinës duke protestuar kundër marrëveshjeve me Serbinë. Por pas kësaj, policia iu drejtua selisë së VV për të arrestuar deputetin Albin Kurti, ku edhe u mblodhën dhjetëra protestues për të kundërshtuar këtë veprim. Reagimet ndaj kësaj situate kanë qenë të shumta. Nga studio e “News 24”, Koço Danaj, Lista për Shqipërinë Natyrale, tha se përgjegjës për këtë situatë është treshja Mustafa­Thaçi­Veseli. “Çdo lloj skenari që mund të bëjë një shërbim sekret, që nuk është me forcat e tyre, sado i fokusuar të ishte, nuk do të arrinte të realizonte këtë që ndodhi sot në Prishtinë, falas, pa para, pas asnjë shpërblim, nga treshja udhëheqëse e atij që quhet shtet i Kosovës, si Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli. Ata bënë sot veprimin më të hapur në shërbim të shovinizmit serb, grek, maqedonas, malazez kundër shqiptarëve”, tha Danaj. Duke komentuar mënyrën e përballjes së opozitës me qeverinë tha se: “që nga fillimi çdo gjë ka qenë e planifikuar, e kurdisur. Autorët e çdo gjëje antishqiptare në Kosovë janë Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli. Ata kanë për borxh të arrestojnë Albin Kurtin, Ramush Haradinaj, etj; kanë për borxh të ndajnë 32 % të territorit të Kosovës, e t’ia japin Serbisë; t’i falin tokë Malit të Zi; a kanë mundësi t’i falin gjithë Kosovën, me përjashtim të Prishtinës, ku këta janë në krye”.

https://www.youtube.com/watch?v=jVfm_FaZm9w

Loading...