Turqia dërgoi kërkesë mbi gjashtë herë që të mbyllën të gjitha shkollat e Gylenit në Kosovë.
E vetëm në mëngjesin e së enjtes, kërkesa e të parit të Turqisë filloj të zbatohet, shkruan Infokusi.com.
Në njërën nga shkollat e Gulenit ka ndjekur mësimet edhe Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ai ka përfunduar shkollimin në këtë shkollë vitin e kaluar.
Por nuk është i vetmi djali i presidentit Thaçi që ka ndjekur studimet në këtë shkollë, në të po shkollohen edhe shumë fëmijë të politikanëve, udhëheqësve kosovarë si dhe fytyra të tjera publike në vend.
Madje edhe vet presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pati deklaruar se në këtë shkollë mësojnë fëmijët e njerëzve më të rëndësishëm në Kosovë.
“A shkollohen aty fëmijët e njerëzve të rëndësishëm në Kosovë? Ju po e bëni llogarinë tani. Llogarinë mos e bëni tani, llogarinë bëjeni për 10 vjet, 20 vjet pas. Këta i kanë bërë hapat e tyre 40 vjet më parë dhe tani filluan t’i korrin rezultatet”, ka thënë Erdogan.
Mëngjesin e së enjtes vet Institucioni ka bërë të ditur se janë arrestuar udhëheqësit e tij.
“Sot në mëngjes janë arrestuar në mënyrë misterioze drejtori i institucioneve ‘Gulistan’, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez dhe profesorët Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan”, thonë nga kolegji “Mehmet Akif”.

Loading...