Policia arrestoi tre persona lidhur me incidentin këtë mëngjes që ndodhi në Spitalin Shtetëror në Shkup. Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Republika”, janë arrestuar tre burra nga Shkupi të moshës 30, 34 dhe 36 vjet. Denoncimi për të shtënat në Spital, më saktësishtë në Klinikën abdomenale është regjistruar sot në mëngjes në orën 9:30.

Është shtënë drejt një mjeku i klinikës, i cili sipas informacioneve jozyrtare është plagosur në këmbë dhe u transferua në klinikën e kirurgjisë.

Inspektimi i policisë ishte në vazhdim e sipër, pas së cilit MPB do të dal me më shumë detaje.

Loading...