Zyrtarët e policisë nga sektori për punë të brandëshme Tetovë, mbrëmë 13/14.07.2018, prej ora 23.00 deri 02 e 40 minuta, kanë kryer kontroll aksion në dy objekte hotelerike në rajonin e Tetovës.

Në objektin hotelerik, me lokacion për rrethë rrugës për në fshatin Falishtë të Tetovës, janë ndaluar 21 femra, nga të cilat 18 nga Republika e Shqipërisë, 1 nga Kosova dhe 2 shtetase të Maqedonisë, të cilat kanë qenë të angazhuara si këngëtare, valltare, dhe kelnere.

Në një objekt hotelerik në Tetovë janë ndaluar 11 femra, nga të cilat 3 nga Republika e Shqipërisë, 2 nga Republika e Sërbisë, 1 nga Republika e Bullgarisë, si dhe 5 shtetase të Maqedonisë.

Për shakak të dyshimit se e kanë keqëpërdorur qëndrimin turistik në Republikën e Maqedonisë, gjegjësishtë kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin, shtetaset e huaja në moshë prej 19 deri 32 vjet, janë arestuar dhe mbajtur në Stacion e policis së Tetovës, ku më pas janë dorëzuar në Njësitin për të huaj, krime ndërkufitare, migracion dhe riatëdhesim për procedur të mëtutjeshme.

Loading...