Mbrëmë gjysmë ore pas mesnate në pikën kufitare në Jazhincë, është ndaluar shtetasja e Maqedonisë Merdine Ameti. Ajo është arrestuar pasi që kishte një urdhër arresti nga Gjykata dhe Policia ka zbatuar këtë vendim për shkak se nuk ka paguar një dënim.

Policia e Strugës i ka shqiptuar dënim në vitin 2016 dhe kjo e fundit e ka paguar dënimin në vlerë prej 300 euro, edhe pse dënimi është i paguar nga ana e Merdinës ajo është arrestuar në pikën kufitare në jazhincë dhe është dërguar në burgun e Idrizovës.

Televizioni Koha kontaktoi me MPB-në në lidhje me këtë rast por nga ana e tyre u kthye përgjigja se është arrestuar M.A për shkaqe mos pagese së një dënimi.

Mirëpo, sipas rrëfimit të saj për Tv Kohën, ajo dënimin e ka paguar dhe posedon dokumente valide se dënimin e paguar në kohë.
Ja dokumentet:

Merdine Amet është kryetare e shoqatës Shpirtrat e Buzëqeshur, shoqatë për shërim jasht shtetit të pacientëve invalidor ku kjo shoqatë pa asnjë denar ka shëruar disa pacient nga Tetova.

Loading...